Gazeta e Berlusconi-t, Il Giornale: Kush po komandon në Itali?

Postuar në 04 Korrik, 2013 11:18

Në Itali ka provokuar reaksion një ndërhyrje e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fakt, ka qenë Kenneth Kang, assistant director i FMN-së, që ka thënë se taksa IMU (imposta municipale unica), një taksë komunale mbi pasuritë e paluajtshme, duhet të mbahet për sa i takon shtëpisë së parë, shtëpisë së banimit. Gjatë fushatës së fundit elektorale, Berlusconi premtoi se jo vetëm do ta hiqte këtë taksë, por edhe do të rimbursonte italianët që e kishin paguar. Qeveria e re teknike e kryeministrit Letta, nën presionin e Berlusconi-t, po bëhej gati ta hiqte këtë taksë, por ja, vjen kjo ndërhyrje ‘paralajmëruese” e njeriut të shefes së FMN-së, Christine Lagarde.

Disa gazeta thjesht raportojnë, por ka gazeta të tjera të orientimit konservator, që po reagojnë me forcë. “Kush dreqin komandon në Itali?”, ngrinte sot pyetjen gazeta Il Giornale (e financuar nga familja “Berlusconi”), që nënvizonte se Lagarde po fut sqepin e saj edhe në reformën mbi punën.

Ndërkohë, është po FMN-ja që e parashikon në rënie edhe këtë vit ekonominë italiane.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Thjesht, (not verified) on

<p>Ja e bllokuan nje dite, po pastaj?</p><p>Ata do bllokohen plot 4 vjet ne OPOZITE!</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.