Eshton dhe Fyle: Gjeni një mënyrë të pranueshme për ta bërë funksionale atë KQZ që ka ngelur

Postuar në 17 Qershor, 2013 14:40

“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën që ato të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe inkurajojmë ndjekjen e shpejtë të gjetjeve të Raportit të Përkohshëm të Zyrës së OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut”, kanë thënë  Kryediplomatja e BE, Katerin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle,  në një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Ata edhe pse koha është tepër e ngushtë, ngulin këmbë në gjetjen e rrugëve dhe mundësive të një zgjidhje sa më optimale.

“Ne kujtojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare që të forcojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor si dhe të krijojnë kushtet që rezultati zgjedhor të jetë i pranueshëm nga të gjithë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në këtë kontekst, është thelbësore që liderët politikë të gjejnë një mënyrë të pranueshme nga të gjithë për të bërë plotësisht funksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zh.

Comments

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

<p>Aman ore se u bete qesharake me keto fraza kot me kot. Po beheni edhe ju mashtruesa.</p><p>&nbsp;E cfare rendesie ka nje KQZ &nbsp;4 me 3 apo 4 me 0, vendimet prape do t&#39;i marrin ne favor te Berishes si beri Ristani.</p><p>Atehre perse duhet nje KQZ e tille , per syte e botes?&nbsp;</p><p>O ikni e na lini ne hallin tone o behuni burra e flisni te verteten hapur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.