ERE bllokon llogaritë bankare të CEZ. (kjo e fundit bën një deklaratë ku duket sikur thotë: Mëshirë!)

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 10:52

Kompania CEZ bëri të ditur sot se ERE i ka bllokuar të gjithë llogaritë bankare për shkak të gjobës së vënë nga kjo e fundit para dy muajsh dhe mos pagesës së kryer nga CEZ. Kompania çeke, e cila ka mërrë kohët e fundit mbi vete mërinë e qeverisë, ka dërguar një deklaratë për media në redaksitë e lajmeve, ku ndër të tjera shkruhet:

“CEZ Shpërndarje njofton të gjithë publikun dhe institucionet shtetërore përkatëse se shoqëria në asnjë rast nuk ka ndërrmarrë asnjë shkëputje të energjisë elektrike në mënyrë të qëllimshme. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq, stuhive te stinës si dhe në disa raste si pasojë e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga persona të paautorizuar. Ashtu si dhe në fillim të vitit, kur kompania vetëm për të mos lejuar rikthimin e ndërprerjeve të furnizimit me energji të konsumatorëve, mbarti të gjithë koston financiare që ky vendim solli, edhe në këtë moment, CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet për të furnizuar të gjithë konsumatorët në një situatë ku konsumi ditor i energjisë ka mbërritur në 26.5 milion këh në ditë, 25% më lart se sa muaji paraardhës dhe 20% më tepër se e njëjta periudhë vitin e kaluar”.

Lidhur me bllokimin e llogarive bankare, shkresa e CEZ, thotë:

“Për fat të keq, vonesat e shkaktuara nga zëvendësimi i pajisjeve të djegura dhe aseteve të tjera, vijnë si pasojë e gjendjes së vështirë financiare të kompanisë. Për më tepër, së fundmi llogaritë e shoqërisë janë bllokuar edhe si pasojë e titullit ekzekutiv në vlerën prej 430 milionë lekë të reja që ERE  ka dërguar në të gjitha bankat e nivelit të dytë”. A.N.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Pse meshire

Jane thjeshte duke justifikuar veten be menyre publike

Shume shpejt do dali dhe ujku se gjurmet i kemi

Submitted by Astrit (not verified) on

Nese do te lexoni komentet e shtypit me te specializuar per konfliktin midis CEZ-Shqiperi, duket sikur opinioni predominant eshte se CEZ do te ngreje ceshtje kunder Shqiperise ne arbitrazh nderkombetar dhe se shancet per te fituar i ka thuajse 100%. Kjo sepse veprimet e qeverise se Shqiperise ndjekin logjiken tone kombetare ne interpretimin e ligjshmerise, nderkohe qe praktikat nderkombetare jane shkelur me dy kembet.

Dhe nese (sic pritet) CEZ do te fitoje kete ceshtje ne arbitrazh, pasojat do te jene te renda mbi taksapaguesit shqiptare.

Kerkesat per meshire, sic interpretohen ne artikull, nuk jane gje vec strategji per te fituar pike dhe per te qene ne gjendje te argumentojne perpara arbitrazhit neser se ata kane bere cdo gje qe munden te gjenin nje akord me qeverine e Shqiperise. Tonet e buta ne bote nuk jane gjithmone shenje dobesie. Kam frike se shqiptaret do te digjen keq nga ky demonstrim force i qeverise se tyre.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ky rast eshte nje shembull shume i mire i faktit qe ne Shqiperine e qeverisur nga Berisha, eshte e pamundur te investohet dhe te behet biznes nga jashte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.