E harruat Snowden-in? Në SHBA nuk e kanë harruar

Postuar në 17 Qershor, 2013 13:50

Kolumnistët amerikanë (disa prej tyre) janë vënë në garë kush e kush të denoncojë më shumë djalin që denoncoi skandalin e përgjimeve të Agjencisë së Sigurisë Nacionale në SHBA. Në fakt, gjesti i Edward Snowden-it ka gjetur përkrahje të paktë në Amerikë, por komentatorët e gazetarët janë më të ashprit.

Jeffrey Toobin i periodikut The New Yorker e quajti Snowden-in një “narçizist spitullaq që e ka vendin në burg”. Gazetari televiziv Tom Brokaw e etiketoi “ngelës në klasë”, dhe “një ushtarak për faqe te zezë”. Me këto terma ka folur dhe Richard Cohen i gazetës Washington Post.

Ndësa sot këtij “club”-i iu bashkua dhe gazetari televiziv i CBS-it, Bob Schieffer, i cili, për ta denoncuar, bëri një paralele që pa dashje i jep atij përmasa qëi nuk i ka: “Rosa Parks, Martin Luther King, Jr.—këta po që janë heronj. Ndërsa Edward Snowden nuk ka lidhje me këta. Të paktën, për një arsye: Unë s’mbaj mend që Martin Luther King, Jr. apo Rosa Parks t’ia kenë mbathur në Kinë për t’u fshehur”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.