Dy muaj para zgjedhjeve, plotësohet piramida e Gjyqësorit

Postuar në 26 Prill, 2013 06:26

Dy muaj para zgjedhjeve mazhoranca plotëson të gjitha vakancat në piramidën e gjyqësorit në Shqipëri. E perditshmja MAPO shkruan se në kundërshtim edhe me rregulloren, (e cila përcakton se Kuvendi nuk mund të miratojë një akt apo dekret pa kaluar 48 orë nga kalimi i tyre në komisionet e përhershme), seanca e fundit plenare ka miratuar jo pak, por 4 dekrete të kreut të shtetit për anëtarë në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe një propozim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për një anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Pra bëhet fjalë për emërimin e Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës si anëtarë të Gjykatës së Lartë, zgjedhjen e Xhezair Zaganjorit si kryetar i kësaj gjykate, Fatos Lulos si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Lulëzim Lelçajt si anëtar i KLD-së. Socialistët kanë braktisur votimin si të ligjeve ashtu dhe të dekreteve, ndërkohë që aleatët e tyre të rinj, deputetët e LSI-së kanë qëndruar në sallë për të votuar pro emërimit të Fatos Lulos në Kushtetuese. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.