Braçe denoncon ministrin e Mbrojtjes Arben Imami: Ka përdorur 1 miliard lekë për fushatën elektorale të PD

Postuar në 17 Qershor, 2013 15:53

Erion Braçe, pjesë e panelit në emisionin e mbrëmshëm “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Chanel, në krah të Arjan Madhit të PR, Dashamir Shehit të LZHK dhe Paskal Milos së PDS, ka sjellë me dokumente konkrete shqetësimin e Partisë Socialiste për mashtrimin e madh që po bëhet me inaugurimet e Kryeministrit në këtë fushatë zgjedhore, por edhe si po përdoren fonde publike në interes të fushatës elektorale të një partie, siç është PD-ja.

Braçe është ndalur në një rast flagrant, në një spot politik të Ministrisë së Mbrojtjes që ka  kushtuar 1 miliard lekë të vjetra(!) vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë më datë 21 maj dhe përmes një zinxhiri të shpejtë transaksionesh, që përfshin disa kompani private është shpërndarë në media. Por, shton Braçe, dokumentet tregojnë një fakt më të rëndë, atë që gjysma e fondit është zhdukur nga transaksionet zyrtare!...  Çfarë po financon gjysma tjetër e këtij 1 miliardi lekësh? "Dyshim i madh është që po financon edhe njëherë tjetër veprimtaritë politike të PD-së në një skemë të pastër rryshfetesh brenda për brenda të administratës së shtetit dhe familjes politike dhe mediatike të Sali Berishës", tha Braçe.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.