Biberaj komenton “jo”-në e PD-së: Është arrogancë e kolltugofagëve

Postuar në 04 Korrik, 2013 12:52

PD-ja i tha “jo” Aleksandër Biberajt në tentativën për t’u ofruar si kandidat në garën për postin për kreun e partisë pas dorëheqjes së Berishës. Dhe Biberaj, që nuk i ka të mëdha hapësirat mediatike, ka kapur foltoren e të gjithëve, facebook-un. “Fatkeqesisht deshira, vullneti dhe perkushtimi im ndeshen ne murin e arrogances se KOLLTUKOFAGEVE qe i shkaktuan demokrateve humbjen e 23 qershorit. Keta humbes te medhenj vazhdojne akoma ta konsiderojne PD-ne si pronen e tyre me te drejten e trashegimnise mbi te. Qёndrimi i metejshem i ketyre kolltukofageve ne krye te PD-se, do ta demtojё rёndё imazhin dhe tё ardhmen e PD-se. Qe nga viti 2008 e kam ngritur disa here zerin ne forumet e PD-se, por edhe publikisht, duke paralajmeruar per fenomenet negative qe po shfaqeshin ne qeverisjen e PD-se, por askush nuk mori vesh, dhe ja, ku erdhi humbja e 23 qershorit, per te cilen realisht jemi te gjithe te brengosur”- shkruan ai.

Por nuk e sheh me shumë dëshpërim këtë punë: “Mosha ime, pervoja, vullneti, idealizmi, ndershmeria dhe perkushtimi, me lejojne, me inkurajojne dhe me bejne optimist per vazhdimin e karrieres politike ne sherbim te Shqiperise dhe shqiptareve”.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.