B. Mustafaj analizon garën në PD, dhe sheh të dyja anët e medaljes

Postuar në 04 Korrik, 2013 13:58

Besnik Mustafaj, që ka qenë shumë aktiv me kritika në adresë të leadershipit të PD-së e Berishës pas disfatës në zgjedhjet e 23 qershorit, është shfaqur sot më i shtruar se më parë. Ai ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, në të cilën ka folur për ngjarjen e sotme, shpalljen e dy kandidatëve në garën për kreun e PD-së, dhe aty ka deklaruar se [procesi që ka nisur] “është një ngjarje e rëndësishme për PD-në pas humbjes së thellë në zgjedhje; gjithashtu është hera e parë që zhvillohen zgjedhje ku merr pjesë e gjithë anëtarësia e PD-së dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Ai veçon dy cene të procesit: “[Së pari] është një garë e reduktuar dhe kjo nuk e bën një garë, [dhe së dyti] asnjëri nuk do të bëjë dot fushatë pasi nuk kanë kohë në dispozicion”. Por këto cene, la ai të kuptohet, justifikohen me faktin që “vendi ka nevojë tani për një opozitë të strukturuar dhe serioze sa më shpejt”.

Lidhur me kandidatët, ai vlerëson kredencialet PD-iste qoftë të Bashës, qoftë të Olldashit, por thekson se “të dy janë futur në garë me lejen e Berishës”. Në fund thotë, se “historia politike ka treguar se ka drejtues që sapo marrin pushtetin i tregojnë kufirin paraardhësit, por ka edhe që nuk çlirohen dot nga hija e ‘babait’”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ku ishe? Hiç gj... (not verified) on

Kulishet e Rrahur me Dosje te se Shkuares, keshtu mund te quhen lojrat dhe debatet me PD!

Mustafaj, duket sikur ben nje hap perpara dhe, fill me pastaj, tri hapa mbrapa!

E shkuara nen komunizem dhe perdorimi i tyre ne fillim-vitet '90, duket e mban peng.

Ne vend qe te shkoj ne PD dhe te kerkoj ate qe ai e di mire, demokracine brenda partise -si kusht per demo-

kracine jashte saj, ne shtet kur te rikthehen ne Pushtet, merret me filozofime oborrtaresh!

E quan te justifikueshem Mustafaj, mungesen e rregullave elementare te kesaj gare, mos kandidimin e

kujtdo, pengimin e qoftee dhe vetem te Dikujt, per hir te nevojes se shpejt per lider?!

Mjerim mendor.

Kryetarin e ka PD: Sali berisha eshte 18 ore tek PD, ai po drejton, eshte gati te sakrifikoj duke qene

edhe me tej aty. Por lidershipi i ri nuk duhet t'ja mbylle rrugen metej PD-se:

Berisha duhet te detyrohet te ike.

Jo duke folur nga kafenete e Tiranes.

nese s'behet dot, tu behet thirrje tere demokrateve te shkojne diku tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.