As 4, as 3... (po nuk e kemi fajin ne :)

Postuar në 11 Janar, 2013 11:33

Më së fundi kemi një shifër zyrtare për rritjen ekonomike të vendit. Ministri i Financave, Ridvan Bode pranoi (çudi) se rritja ekonomike nuk ishte ajo që pritej dhe dha një shifër krejt tjetër jo vetëm nga ajo që pritej të realizohej në fillim të vitit 2012, por edhe nga shifra që vetë Bode deklaroi në fund të vitit që lamë pas.

Kur u miratua buxheti i vitit 2012 qeveria u deklarua se do të ketë një rritje ekonomike prej 4 për qindësh. Në fund të po këtij viti kur u bënë ndryshimet e fundit të buxhetit kreu i Ministrisë së Financave u shpreh se rritja do të jetë 3 për qind. Por në daljen e sotme për mediat ai pranoi se kjo rritje nuk është as 4 e as 3. Shifra që tha Bode, kësaj here është 1.5 për qind.

Tha Bode: “Viti  2012-ën ishte viti më i vështirë. Ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe e ndikimit nga kriza globale. Por ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe inflacioni është në nivele të ulëta historike. Inflacioni është 2 përqind krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngritje është 13.4 përqind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 përqind i prodhimit të brendshëm bruto”.

Nga deklaratat e Bodes bëhet e qartë që do vijohet të rritet borxhi publik edhe për vitin 2013. Edhe pse niveli i borxhit publik u rrit gjatë vitit të kaluar, kreu i Financave tha se dhe në 2013 do të vazhdohet të merren "kredi zhvillimore". E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.