A është mbushur kupa?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:51

Ashtu siç ndodh pas çdo masakre me armë, edhe këtë herë në SHBA ka shpërthyer debatet rreth ligjeve për armët. Ndryshe nga deri tani, përkrahësit e ligjeve më të rrepta shohin këtë herë një shans. "Kjo mund të jetë një pikë kthese", - për këtë ishin të një mendje pjesa më e madhe e të ftuarve në biseda në televizionin amerikan të dielën (16.12.), në qendër të të cilave ishte masakra në shkollën fillore Sandy-Hook në Connecticut.

Autori i masakrës arriti të shuante jetën e 20 fëmijëve të vegjël dhe gjashtë të rriturve që punonin në shkollë. Më parë ai kishte vrarë nënën e tij në shtëpinë e përbashkët. "Nëse edhe vrasja brutale e fëmijëve gjashtë dhe shtatëvjeçarëve nuk sjell ashpërsimin e ligjeve për armët në SHBA, atëherë çfarë?", ishte pyetja që shtrohej vazhdimisht në bisedë.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili nuk bën pjesë as në Partinë Demokrate dhe as atë Republikane dhe që në të kaluarën është angazhuar vazhdimisht për ashpërsimin e ligjit për armët, në kanalin televiziv NBC, i bëri thirrje presidentit të marrë iniciativën: "Presidenti duhet t'i thotë kombit se çfarë duhet të bëjmë dhe jo t'ia kalojë topin Kongresit. Ky duhet të jetë prioriteti kryesor në axhendën e tij", u shpreh Bloomberg, i cili përmes ashpërsimit të ligjeve dhe ndjekjes më të rreptë penale, e ka ulur në mënyrë drastike numrin e vrasjeve në Nju Jork. Bloomberg tërhoqi vëmëndjen për pasojat: nëse nuk do të bëhet asgjë, gjatë mandatit të dytë të Obamës do të vriten 48.000 vetë nga armët. (D.W.)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Atje jane si ne Far west, mungese totale civilizimi. U rrofshin gradacelat, se per gje tjeter rrafsh ma kane trurin. Nje popull qe shpenzon shumicen e lekeve per floke, thonj, dhe fast-food dihet se cfare te ardhme ka</p>

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

<p>Po kjo dihet qe ti keshtu mendon o Dritan sepse ty te pelqen dhe ndjehesh pjese e qytetrimit myslimano-afgano-pakestinezo-arab</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.