Një intervistë jo vetëm zhgënjyese

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 19:34
Adrian Thano

Mbrëmë në Zërin e Amerikës prokurori i ri Adriatik Llalla dha intervistën e parë pas marrjes së detyrës. Gazetari ka kërkuar nga Prokurori i ri (në mënyrë të përsëritur) përgjigje të lidhura me pritshmëritë e qytetarëve për ndëshkimin e krimit në nivelet e larta të politikës.

"Qytetarët kanë një perceptim shumë negativ për cilësinë e punës në sistemin e drejtësisë, gjykatësit, prokurorët, avokatët. Kryesisht ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë" -  thotë fillimisht gazetari i VOA.

Përgjigja është e rëndësishme sepse nga ajo kuptohet nëse z.Llalla është dakord që "ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë".

"Në institucionin tonë ka mjaft prokurorë që nuk e meritojnë që të jenë prokurorë, që nuk duhet të gëzojnë statusin e prokurorit sepse janë vetë shkelës të ligjit. Unë do të punoj për evidentimin e tyre" - është përgjigja. Dhe vijon: "Mbi bazën e informacioneve, unë do të nxit publikun e interesuar, që ka punë me prokurorinë, që të denoncojnë... Qysh nesër institucioni ynë do të hapë një adresë të postës elektronike, ku gjithë qytetarët do të denoncojnë..." etj.

Është pak të thuash tallje, kur dikush të pyet se çfarë do bësh për krimet që kanë ndodhur në mes të sheshit e në sy të gjithë shqiptarëve dhe ti flet për "krime" që mezi pret të denoncohen në një email. Por ka edhe dicka tjetër në këtë përgjigje që kërkon vëmendje. Me pak fjalë për Prokurorin mosbesimi qytetar nuk ka ardhur sepse nuk dënohen zyrtarë të lartë, por sepse paska në prokurori disa tipa që duhen spastruar. Kjo nuk është thjesht një logjikë naive. Sulmi ndaj prokurorisë - në vend të hetimit dhe dënimit të krimit - është mënyra e preferuar e Berishës, e shprehur drejtpërdrejt prej tij ose e vënë në gojën e Halimit e së fundmi, Nishanit.

E njëjta linjë fajësimi i lexohet Prokurorit mes rreshtave në gjithë intervistën. Edhe kur pyetet për 21 janarin, sa nuk e thotë copë se fajin e ka vetë prokuroria "që nuk hetoi si duhet që në fillim". Përsërit  'fajësinë e prokurorëve' edhe si përgjigje në një pyetje shumë të rëndësishme se si do ta luftojë frikën te ata kolegë që mendojnë se krimi është tashmë më i fortë se shteti.

Pyetjet e gazetarit janë ironikisht më të gjata se përgjigjet e te intervistuarit kur vjen fjala te 21 janari e Gërdeci. Përgjigjja për 21 janarin (që është dhe pika më e lakuar gjatë ditëve të propozimit dhe votimit të z.Llalla) është shqetësuese. Pyetja e gazetarit të Zërit të Amerikës është e hapur: “...21 janari është një tjetër ngjarje flagrante që njerëzit e panë drejtpërdrejt në televizion. Shumë qytetarë mendojnë se drejtësia është e pafuqishme të dënojë zyrtarë të lartë të përfshirë në ngjarje të tilla, apo edhe politikanë të lartë... Pse vonohet drejtësia në ngjarje kaq flagrante, kur protagonistët janë në vendngjarje, lënë gjurmë të shumta aty?

Lexoni përgjigjen. Thotë prokurori i ri: “...Hetime të tilla janë të rëndësishme të kryhen si duhet qysh në çastet e para (!)” Nuk kanë rëndësi frazat klishe që vijnë më pas. Kjo fjali e thotë qartë se nuk do rihetohet mbi zhdukjen e provave dhe nuk ka asnjë inisiativë për të bërë më shumë nga ç’është bërë deri më tani për vrasjet e 21 janarit, përkundrazi.

Përgjigja për Gërdecin është sërish një shmangie e fortë. Pyet gazetari: “Zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë janë të përfshirë në procese gjyqësore si ai i Gërdecit. Si e mendoni vazhdimin dhe mbylljen e kësaj çështjeje?” Dhe pikërisht te Gërdeci, Prokurori i ri e gjen me vend t'i kujtojë publikut që s'mund t'i kërkohet kaq shumë dikujt që sapo ka nisur punë: “Unë jam në ditët e para të marrjes së detyrës. Jam duke grumbulluar informacionin...” - është përgjigja.

Përgjigjet e tjera mund t'i lexoni vetë. Një intervistë tërësisht zhgënjyese për ata që mund të kenë pritur Qartësi, Kurajo dhe Plane serioze për të hetuar brenda qeverisë: 1- Krimin e Vrasjes 2 – Krimin e Vjedhjes.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

Dmth o Adrian na u shtua edhe nje nishan tjeter...

Me duket se ketij k/prok. i duket vetja koke e madhe pa u ulur akoma mire ne karrige dhe asgje nuk ka per te bere, prandaj dhe u zgjodh.

Submitted by Caf Teli (not verified) on

Po o Pilo sepse Nishani e emeroi me qejf te madh, kuptohet bashke me Salen, duke u fshehur pas faktit qe e ka emeruar te Ilkpd-ja Bamiri.

Por nuk thote qe ai e propozoi te Bamiri sepse e pat ndihmuar per te vjedhur prona ne emer te Gruas (kosovare) ne Durres. Sigurisht q e kete e perzgjodhi vete Saliu sepse nuk akuzoi asnjehere familjen per pasurim te paligjshem. Ai akuzoi ca kryetar komunesh pa shkoll qe nuk kishin mbushur mire formularet.

Ky gramshjoti e tha qarte se do luftoj korrupsionin ne prokurori dhe jo  krimin qe lulezon me hapa gjigande sot ne salistan.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nje nga masat krysore qe do te nderrmarre eshte se "do te hape nje adrese emaile qe te behen denoncime" !!

Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare.......!

Do u mundoka shume te hape adresen e emailit, dhe do e mbeshtese procedimin e prokurorise ne mesazhet email.

Hajde, hajde........!!!!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Adriatik Llalla/Dhalla eshte fytyra e Sali Berishes ne Shqiperi. Tani  u bene dy: Nishan dhe Dhalle qe e perforcojne Berishen. Mjere Shqiperia dhe ne qe ne krye kemi dhalle dhe kos.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

S'ke c'pret nga nje njeri qe e  konsideron veten si njeri te ligjit dhe eshte zgjedhur ne menyre antikushtetuese. Asgje te mire s'duhet te presim, asgje.

Submitted by f d (not verified) on

Filozofia e fshehur ne anektode qe me shkrepetiu pas leximit:

Diogjenin e famshem e therret nje pasunar i asaj kohe per tu mburrur me thesaret e tij qe i mbante ne bodrum. Dhe Diogjeni e beri viziten e kortezise pa shprehur asnje fjale edhe pse pasurani si ciceron gjithe kohes ciceriu. Duke e percjelle Diogjeni theu heshtjen e tij:

-Kenaqesia ime qe ndate thesaret tuaja me mua.

-Ne nuk ndame gje, i pergjigjet vringthi pasunari, ju vetem i shikuat.

Dhe Diogjeni duke e pare mu ne kokerr te syrit ja kthen po vetetime:

-Pse ju cfare u beni thesareve ?!...Vetem i shikoni...

Dhe ne vetem shikojme...

Submitted by Anonim (not verified) on

E cfare mundet te presesh nga njerez qe vijne nga fise me mbiemer "Llalla" ! As kos dhe as qumesht , por kos i holluar me uje ! Si i thone 7 uje dhe 1 kos ...?

Po cfare diskutoni budallalleqe ..... o njerez ???! Po nuk ka nevoje fare per keto "intervista" apo "pergjigje" , apo "analiza" .......

Figura e ketij individi , apo Prokurori , doli e qarte si drita e diellit , kur te gjithe te ngjyerit e politikes e pershendeten zgjedhjen e tij ! Asnje nga mafiozet politike , nuk u ndie i kercenuar nga zgjedhja e ketij individi , sepse i kishin kaluar "provat" kur diskutohej "leku" i tyre , te cilin ky Prokuror , ua beri "hallall" kur ishte ne krye te Inspektoratit !

Mjere ai qe e kujton kete popull dhe shqiptaret ne pergjithesi "budallenj" ! Dhe pastaj "ankohet " Shahin Bej Driza apo Seit Bej Miluka (Merlikat &Co) se kur vjen ndonje Enver ne krye te ketij populli , ky popull ua numeron te gjitha keto "paudhesi" qe bejne .... dhe i ben t'i nxjerrin nga hundet !

po , he , me thoni , a meritojne ndryshe keta .....horra ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.