A do ta dëmtojë reputacionin e BBC skandali "Savile"?

Postuar në 01 Nëntor, 2012 05:14
Sela Hennessy*

Një seri akuzash për abuzime seksuale, ndaj një prej drejtuesve televizivë më të njohur të BBC-së, të ndjerit Jimmy Savile, kanë tronditur reputacionin e Korporatës Britanike të Transmetimeve.  Dyshimet se skandali nuk është hetuar siç duhet, kanë ngritur pikëpyetje mbi ndershmërinë dhe etikën e BBC.

Jimmy Savile, i cili admirohej nga shumë britanikë, vdiq vitin e kaluar në fund të një karriere të gjatë para kamerave. Savile ishte i preferuar i veçantë në mesin e fëmijëve për programet e njohura argëtuese të lehta që ai drejtoi në televizionin e BBC-së, dhe u nderua për punën e tij për bamirësi. Por këtë muaj, në median britanike shpërtheu një skandal ku thuhet se Jimmy  Savile kishte përdorur statusin e tij të famshëm për të joshur vajza të reja, shumë prej të cilave i ka abuzuar seksualisht. Javët e fundit, policia dhe BBC-ja kanë nisur hetime të veçanta  dhe skandali duket të jetë në rritje.
Peter Spindler është komandant i Policisë Metropolitane të Londrës: "Kemi qenë në gjendje të identifikojmë 300 viktima. Ato janë kryesisht femra. Ka një apo dy meshkuj të përfshirë deri tani - kemi qenë në gjendje të flasin me 130 prej tyre dhe kemi regjistruar rreth 114 akuza për ngacmime seksuale ose sulme të rënda seksuale ".
Pjesa më e madhe e abuzimeve për të cilat dyshohet Jimmy Savile përqëndrohen tek rinjtë që merrnin pjesë në programet e BBC-së, dhe shumë incidente dyshohet të kenë ndodhur në mjediset e BBC-së. Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me llojin e kontrollit që ka ushtruar BBC-ja për të mbrojtur individët. Gjithashtu po bëhen përpjekje për të përcaktuar se cilët nga menaxherët e BBC-së ishte në dijeni për pedofilinë e dyshuar të Savile-it.
Kanë dalë thashetheme se sjelljet e Savile diheshin brenda BBC-së për shumë vite. Pas vdekjes së tij, BBC-ja ishte duke u përgatitur për të folur për këtë çështje në një nga programet e lajmeve të mbrëmjes. Por programi u pezullua, dhe në vend të tij BBC-ja transmetoi një program që nderonte kujtimin e Jimmy Savile.Drejtuesit e lartë të BBC-së tani janë në qendër të vëmendjes në lidhje me trajtimin e rastit “Savile”.
Redaktori i emisionit të lajmeve të mbrëmjes Peter Rippon ka dhënë dorëheqjen; drejtori i ri i përgjithshëm i BBC-së, George Entëistle, është përballur me pyetje nga ministrat britanikë dhe Mark Thompson, ish drejtori i përgjithshëm i BBC-së, tani president i ri dhe shef ekzekutiv i gazetës The Neë York Times, ka dhënë dëshmi për atë që ai dinte në lidhje me rastin Savile.
Ben Page, drejtues i firmës Ipsos MORI, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo krizë do të ndikojë tek emri i BBC-së, por jo aq shumë në aspektin afatgjatë.
"Besimi tek BBC-ja është më i madh se sa besimi tek një individ, është më i madh se sa një skandal.  Do të duheshin një sërë skandalesh të njëpasnjëshme që do të dëmtonin besimin tek BBC-ja. Pra, padyshim ai do të tronditet, por BBC-ja ka një reputacionin më të gjerë."
Ai thotë se në Britani, reputacioni i BBC-së e tejkalon atë të çdo institucion tjetër. "Ne pyetëm në vitin 2008, se cilin prej institucioneve besonin më shumë britanikët - dhe shumë njerëz besojnë më shumë  BBC-në sesa besojnë Kishën e Anglisë, ushtrinë, qeverinë, apo Shërbimin Shëndetësor Kombëtar".
Përveç Jimmy Savile, BBC-ja thotë se tani është duke hetuar pretendimet për abuzim seksual dhe ngacmime kundër nëntë anëtarëve të stafit dhe kontribuesve.

*Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Londër

Comments

Submitted by respublica (not verified) on

Flm Ena

Submitted by f.d. (not verified) on

Edhe nje shtese e vogel per 'virgjerine' e BBC :

Te henen i dha fund jetes gazetari i BBC Rusell Joslin, per mosperballim te ngacmimeve seksuale te vazhdueshme nga nje kolege ne kanalin britanik.

Familja e Rusell Joslin akuzon direkt BBC per vetvrasjen me asfiksi, pasi ishte ankuar disa here prane drejtuesve, por ata s,kane marre asnje mase konkrete por e kane kaluar ne heshtje, edhe pse kishte tentuar edhe nje here me pare per vetvrasje me te njejtin motiv.

Keshtuqe i bie nga jashte 'helo' e nga brenda 'bordelo' te jete BBC-ja...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.