Berisha ka frikë nga Aldo Bumçi

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 09:04
Andi Kananaj

Diktatorët tregojnë shenja sinqeriteti kur flasin për puçe kundër tyre. Ndjesia infantile e omnipotencës korrespondon dukshëm dhe me friken konstante të fëmijëve-bebe nga një braktisje e mundshme. Hoxha dhe Berisha në këtë pikë e shohin botën nga këndvështrimi i një të porsalinduri, me instinkte të mprehura në maksimum.

Megjithatë cila është e vërteta pas një deklarimi mbi puçin që do të çonte tek ndryshimi i pushtetit? Në rastin e Enver Hoxhës, do ishte e vetmja mënyrë për të ndërruar sistemin. Enveri e dinte këtë. Nuk ka asgjë të pavërtetë tek përgatitja e një puçi kundër tij. Ndoshta të pavërtetë mund të jenë emrat, por sigurisht jo mundësia. Ndoshta arkitekt i atentateve ndaj tij, ishte ai vetë. Por kjo tregonte se vetë diktatori donte të monopolizonte mundësinë e vetme të një ndryshimi real. Hoxha performonte forcë kundër rrugës së vetme për të larguar peshën e hekurt të diktaturës.

Berisha dukshëm mendon se kundërshtarët duan të realizojnë puç kundër tij. E thënë nga vetë Berisha, nuk ndryshon asgjë përveçse ndan opinionin në dy grupe. Grupi i parë, besnik ndaj liderit, beson se kundërshtarët janë të dobët dhe nuk kanë rrugë tjetër. Grupi i dytë, ai i shumicës normale në ndjesi, ndjen keqardhje për Berishën, si i çmenduri i radhës. Kësisoj del dy herë diabolike frika e sinqertë e Saliut.

Pikë së pari, duke konsideruar të kapërcyer rrezikun e puçit, Berisha siguron ndjekësit e tij për forcën dhe mundësinë e pushtetit të tij, të krahasueshëm me atë të një diktatori të mëparshëm të suksesshëm.

Pikë së dyti, duke distancuar pjesën tjetër të popullsisë nga çmenduria e tij, siguron veten se një përpjekje e mundshme do ishte sa qesharake aq dhe kriminale në sytë e një publiku të mundshëm. Kush nuk mendon se Berisha është çmendur kur deklaron se kundër tij ka një plan sulmi me çadra pistoletë? Vetëm grup seksioni i PD-së së Kamzës ndoshta.

Berisha si çdo diktator në jetët tona e di mirë se rrethanat në të cilat gjendemi, e bëjnë të dukshëm faktin se dikush si ai nuk mund të pranohet më në pushtet. Duke larguar gjithmonë e më shumë mundësinë e rotacionit me votë, Kryeministri servir publikisht vetëm format e dhunshme të tij: revolucionin dhe puçin në kushtet e kryeministrisë. Nëse për shtypjen e një revolucioni hipotetik janë angazhuar garda e Republikës dhe forcat e rendit, e nëse për një revolucion hipotetik do të duhej një opozitë agresive dhe e vendosur në momentin e duhur, për puçin brenda partisë do të mjaftonin pak njerëz të fuqishëm. Dhe një mërzitje e zakonshme si ajo e Jozefinës për mos begenisje në përzgjedhjen e kryeprokurorit. Asgjë më tepër.

Qetësia i tremb diktatorët, ndaj dhe në k’si kushtesh luajnë kartën e egërsimit pa kufij logjikë duke na bërë të besojmë se vuajnë nga “Sindroma e Samsonit”, sipas të cilës i tërbuari shemb muret e tempullit, duke përfshirë ndër rrënoja të gjithë, të vetët e kundërshtarët.

 

Berisha beson vërtetë se kundër tij do të ketë një puç. Pa-ndërgjegja e tij po na tregon se ai do t’i vjedhë zgjedhjet. Shenjat përcjellin emra konkretë: Ferdinand Poni, Flamur Noka, Arben Ristani. Mediat janë aty për propagandën e tij. Po aq sa zyra e tatim-taksave, administrata me gjithë familjet e nëpunësve, këngëtarët, klubet e makinat. Berisha di që po drejton një ushtri për plaçkitje. Ajo që nuk merr dot në konsideratë është se dhe ushtria e vet nuk e beson më. Frika e darkës së gabuar është pikërisht kjo. Tradhtia e Sandrit. Ikja e tij për një ofertë më të mirë tek kundërshtari. Konstelacioni i një ditëlindje ku në të njëjtën tavolinë qëndrojnë kundërshtarë dhe pushtetarë është i rrezikshëm. Mungon antagonizmi. Toleranca e bën gjithçka të negociueshme. Diktatori ka të domosdoshme ndarjen në fronte lufte. Mao Ce Tung lideri i padiskutueshëm kinez ia kërkonte shprehimisht ndjekësve të tij: Duhet të lyhemi më të zezë që dallohemi nga armiku. Njerëz si Mao dinë të fitojnë luftën, por e humbasin davanë në kohë paqeje.

Kur flet për puçin Kryeministri është dy herë i sinqertë. Ai në të njëjtat kushte si kundërshtarët e tij e ka tentuar puçin seriozisht. Berisha është i sinqertë dhe kur nën rreshta tregon se pushtetin ai do ta lëshonte asnjëherë. Ka vetëm një rrugë; nëse do t’ia marrin me dhunë. Berisha nuk po gënjen. Skenari i vetëm ku ai nuk di si të mbrohet do të ishte një puç i mundshëm. Frika se një ditë armët do dalin nga zyrat e Kryqit të kuq e tmerron. Berisha di të mbrohet nga opozita. Saliu frikën e vërtetë e ka nga Brutt-i. Aldo Bumçi je i lajmëruar v’lla.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Re merresh me /berishen ne kete menyre, kjo do të thote t&#39;ia futesh kot! Nese keni gje per te thene, OK, nese jo, perpiquni te beni diçka tjeter. Me shkrime te tilla, Berishes i vjen rrotull or Andi. Perpiqu dhe ca me shume: Modelet jane - Shihni Bazen ose Nanon.</p>

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Ja ke fut nje p**dh o Andi se me shkrime te tilla edhe 20 vite ne pushtet e ke Berishen.Largojeni nga veti Salifobine sepse endrrat me vampir nuk ju beson kush

Submitted by ijs (not verified) on

<p>Lexoni kete zhgarravine dhe menjehere do e kuptoni qe shqiperia jeton ne mesjeten e hershme kur njerzit sapo kishin filluar te mesonin shkrim dhe kendim! Mjere njerzit e tipit Xhordano Bruno pakice e iluminuar qe perjeton dhe ballafaqohet me kete terr mesjetar , prandaj eshte mallkim te lindesh dhe rritesh sot ne Albanistan!</p>

Submitted by Elona (not verified) on

<p>I madh je Andi!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.