Vdekja vogëlushit 11-vjeçar, babai: Hetim ndërkombëtar për bluzat e bardha

Postuar në 11 Janar, 2013 07:13

 

Babi i vogëlushit 11-vjeçar që humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy në QSUT i ka kërkuar sot Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, hetim ndërkombëtar që të mos kenë të njëjtin fat edhe pacientë të tjerë. 

Babai i Denisit, Fatmir Almadhi, pas vdekjes së djalit të tij, kërkon që të zbardhet vetëm e vërteta, një e vërtetë që sipas tij po vonon, ndërkohë që në një prononcim për mediat, pas takimit me Kryeprokurorin Llalla, i prekur kërkojnë që e vërteta të dalë në shesh, në mënyrë që fatin e vogëlushit të tij mos ta ketë asnjë fëmijë tjetër. 

“Sa i takon përgjigjes nga ana e laboratorit ka të dhëna që ne na krijojnë shqetësim. Ajo që kërkojmë është meqë ekspertiza mjeko-ligjore nuk është në gjendje të japë rezultatin e saj nëpërmjet hemoglobinës së urinës, kërkojmë që kjo analizë të bëhet në laboratorët më të mira në Evropë. Kërkojmë ekspertizë ndërkombëtare që të dalë e vërteta. Nuk është problemi vetëm për Denisin. Ne kemi një amanet të Denisit që të zbardhim të vërtetën. Ky amanet nuk na përket vetëm ne, por troket në shpirtin e të gjithëve. Me këtë do i dërgojmë mesazh të gjithë opinionit shoqëror, se ne nuk e ndjekim vetëm për të drejtën tonë, por do dëshironim që fatin e Denisit të mos e ketë fëmijë tjetër në Shqipëri, të pasi jeta është shumë e shtrenjtë”,- u shpreh në lot i ati i vogëlushit të ndjerë. 

Fatmir Almadhi u shpreh se ndihet mriz nga pritja që i bëri Kryeprokurori Llalla, i cili i premtoi se gjithçka do jetë transparente dhe në kohen e duhur, por edhe sipas kompetencave të ligjit. Almadhi ka falënderuar në fund edhe Avokatin e Popullit dhe mediat për kujdesin e treguar.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.