Meta takon Moro: Prioritet parësor, statusi brenda këtij viti

Postuar në 04 Korrik, 2013 14:53

Kreu i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Christine Moro. Meta ka garantuar ambasadoren se, pas mesazhit të qartë të qytetarëve shqiptarë për ndryshim, “është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë”.

Meta theksoi se LSI do vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në politikën shqiptare dhe se integrimi evropian, veçanërisht marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, do të jetë prioritet parësor.

Moro ka garantuar Metën për mbështetjen e Francës në këtë proces duke shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat prioritare kyçe.

Ambasadorja Moro ka përgëzuar Metën për rezultatin e arritur nga LSI në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.