Eshton dhe Fyle: Duhet një KQZ plotësisht funksionale

Postuar në 17 Qershor, 2013 16:07

Kryediplomatja e BE, Katerin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke kërkuar që të gjendet zgjidhja për një Komision Qendror të Zgjedhjeve që është plotësisht funksional.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor, paraqesin një test thelbësor për institucionet demokratike të vendit dhe progresin drejt Bashkimit Europian.

Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën që ato të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe inkurajojmë ndjekjen e shpejtë të gjetjeve të Raportit të Përkohshëm të Zyrës së OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Në këtë kontekst, është thelbësore që liderët politikë të gjejnë një mënyrë të pranueshme nga të gjithë për të bërë plotësisht funksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ne kujtojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare që të forcojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor si dhe të krijojnë kushtet që rezultati zgjedhor të jetë i pranueshëm nga të gjithë,” thuhet 

në deklaratë.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.