Dorëhiqet kreu i task-forcës së Tiranës, Dritan Rreshka: largohem për arsye familjare

Postuar në 11 Janar, 2013 07:10

 

Drejtuesi i njësisë task-force në prokurorinë e Tiranës, Dritan Rreshka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas një njoftimi zyrtar, shkak i largimit kanë qenë arsye familjare. Rreshka mbante këtë detyrë që prej 3 marsit të 2010 dhe më herët ka mbajtur detyrën e kreut të Prokurorisë së Durrësit.

Vetëm pak ditë pas ardhjes së Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, u ndryshuan krerët e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda, ndërkohë që dje ka dhënë dorëheqjen drejtori me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Kalter Serreqi. Sipas burimeve zyrtare nga akuza qendrore, mësohet se zoti Serreqi ka shkuar me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.