Biberaj për 2 kandidatët: Kolltukofagë që e shohin PD-në si pronë

Postuar në 04 Korrik, 2013 14:52

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së dhe tashmë, ish-kandidati për të marrë kreun e kësaj partie, Aleksandër Biberaj, komentoi sot dy kandidaturat zyrtare, Sokol Olldashin dhe Lulzim Bashën.

Biberaj, kandidatura e të cilit nuk u pranuar, reagoi përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, duke  i cilësuar kandidatët e për kreun e PD-së si kolltukofagë që po e shkatërrojnë imazhin e PD-së.

“Me shpalljen e kandidimit mora të gjithë përgjegjësitë e mia qytetare dhe patriotike përpara demokratëve, shqiptarëve dhe vendit tim. Fatkeqësisht, vullneti dhe përkushtimi im ndeshën në murin e arrogancës së kolltugofagëve që i shkaktuan humbjen e 23 qershorit. 

Këta humbës të mëdhenj vazhdojnë akoma ta konsiderojnë PD-në si pronën e tyre me të drejtën e trashëgimisë mbi të. Qëndrimi i mëtejshëm i këtyre kolltukofagëve në krye të PD-së, do ta dëmtojnë rëndë imazhin dhe të ardhmen e saj”.

Më tej Biberaj kujton se ai ka qenë nga të vetmit që ka ngritur zërin disa herë në forumet e Partisë Demokratike, duke i paralajmëruar pasojat e fenomeneve negative brenda saj. 

“Që nga viti 2008 e kam ngritur zërin disa herë në forumet e PD-së, por edhe publikisht duke paralajmëruar për fenomenet negative që po shfaqeshin në qeverisjen e PD-së, por askush nuk dëgjoi dhe ja ku erdhi humbja e 23 qershorit, për të cilën jemi të gjithë të brengosur”, shkruan më tej Biberaj. 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.