Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Sajmir Tahirit në gjyqin me Vokshin. PS: Nuk do na e mbyllin gojën

Postuar në 11 Janar, 2013 14:33

 

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, njëkohësisht deputet i kësaj partie, Sajmir Tahiri.

Deputeti socialist ishte paditur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pasi e kishte akuzuar për afera korruptive të koncesioneve të naftës.

Për këtë çështje ka reaguar Partia Socialiste, që deklaron se këto vendime nuk do ia mbyllin gojën opozitës.

“Partia Socialiste është e vendosur për të mos heshtur për asnjë çast ndaj korrupsionit qeveritar, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit kriminal, që tashmë ka vënë në shërbim të goditjes së opozitës edhe segmente të caktuara të gjyqësorit.

Pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga deputeti socialist, trupi gjykues i përbërë nga Hysni Demiraj, që ka qenë dhe relatori i çështjes, Astrit Haxhialushi dhe Flutura Skënderi kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke shpallur fajtor deputetin socialist dhe duke e dënuar atë me një gjobë prej 1 milionë lekësh,” thuhet në deklaratën e PD.

“Partia Socialiste e konsideron këtë vendim si një përpjekje absurde dhe krejtësisht të kotë, për të trembur opozitën dhe deputetët e saj, një përpjekje për të frenuar denoncimet e vazhdueshme të korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin, që e kanë përmbytur këtë vend. Por ky vendim i padrejtë nuk do të ndikojë aspak në vendosmërinë e PS dhe deputetëve të saj për të ngritur edhe më fort zërin në mbrojtje të pasurisë së shqiptarëve që po trajtohet si mall pa zot nga familjarët dhe klientët e oborrit kryeministror,” vijon deklarata.

 TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.