AK, ftesë qytetarëve për 7 prillin: Ejani në shesh të rrëzojmë Berishën

Postuar në 06 Prill, 2013 11:13

 

Aleanca Kuqezi u ka bërë thirrje ditën e sotme qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që kjo forcë politike ka organizuar prej ditësh tashmë për më 7 prill (ditën e nesërme), në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Kryetari i Aleancës Kuqezi për Tiranën, Rezar Balla nëpërmjet një deklarate për mediat kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të rrezuar Berishën dhe për të marrë fatet e Shqipërisë në dorë.

“’7 Prill pa Berishën’ është protesta patriotike, e cila kërkon mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për t’i dhënë mesazhin e fortë të fuqisë së bashkimit të zemrave kuqezi në përpjekje për të rifituar lirinë, të drejtat dhe për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Demokracia, liritë, të drejtat dhe e ardhmja tashmë janë përqendruar në duart e pista të shtetasit Berisha dhe një grushti njerëzish që kombin dhe atdheun e vendosin në plan të dytë, pasi në plan të parë kanë vendosur interesat e ngushta dhe meskine të gjithsecilit prej tyre.

Aleanca Kuqezi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klasë politike krejtësisht antikombëtare. Ne, ju ftojmë të bashkoheni ditën e diel, ora 11:00, në sheshin “Skenderbej”, në protestën ku nuk do të ketë as banderola politike, as flamuj politikë. Atë ditë do të lartësojmë në skaje simbolet kombëtare të shqiptarëve.

Një protestë patriotike, për të parën herë, të gjithëve na takon të bashkohemi për të lëshuar mesazhin e fortë se prosperiteti i kombit shqiptar nuk mund të tregtohet në tavolinat e asnjë force apo kampi politik”, thuhet në deklaratën e AK.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.