“Egin Ceka kapi për mënge Edi Ramën dhe e ofendoi”

Postuar në 26 Prill, 2013 02:16

 

Piktori Fatmir Velaj, prej gati 22 vitesh në Austri, ishte organizatori i dialogut të dy ditëve me parë në Vjenë. Pas shumë sukseseve në profesion, Velaj tashmë është edhe organizator dhe drejtues i veprimtarive debatuese me tema panballkanike dhe paneuropiane dhe prej kohësh ai ka marrë "pasaportën" e qytetarit intereuropian, i pagëzuar ndryshe edhe si përfaqësues i Europës multikulturore. Me këtë tagër ai organizoi edhe takimin më të fundit të kreut të PS-së, Edi Rama me një auditor të përzgjedhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Velaj thotë se ishte një takim i shkëlqyer, por që në Tiranë është njollosur nga akuza e Egin Cekës, djalit të ambasadorit shqiptar në Romë, se kryesocialisti e goditi në fund të takimit. Velaj ndjehet i fyer dyfish: nga mungesa e përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Vjenë dhe nga sjellja e djalit të Neritan Cekës, që ofendoi pa asnjë shkak kreun e opozitës.

Z. Velaj, mund të tregoni për “Shekulli” qëllimin e dialogut në Akademinë e Diplomatike në Vjenë, ku foli edhe kreu i PS-së, Edi Rama?

Unë isha organizatori i forumit në Akademine Diplomatike në Vjene, tema e të cilit ishte "Shqipëria-konstruktojmë të ardhmen" në prani të një publiku elitar, diplomatë austriakë dhe të tjerë, përveç atyre nga Shqipëria dhe them se ishte një dialog i shkëlqyer mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë. Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta nga publiku siç ishin ato të sferave të ekonomisë, Kosovës, rajonit etj. Një pyetje ishte nëse do vijë një ditë që edhe studentët apo shqiptarët jashtë Shqipërie të votojnë në zgjedhje. Rama ju përgjigj se sot Shqiperia ka probleme me kontrollin e votave brenda territorit dhe se që të arrihet edhe kjo d.m.th. e atyre që janë jashtë do duhet një kohë më e gjatë mbasi duhen aplikuar metodat që i përdor edhe bota. Por për sa kohë që ambasadat janë të mbushura me militantë partish që nuk kanë lidhje me trupin diplomatik unë e shoh me rezerva këtë pune. Nje pyetje tjetër e një studenti ishte se pse duhet votuar Rama e jo Berisha. Rama ju përgjigj se qeveria matet nga punët, ndërsa opozita nga ato që i gjen qeverisë si gënjeshtra dhe faktet tregojnë se qeveria nuk mbajti as një premtim veçse e përkeqësoi jetën e shqiptarëve. Një pyetje ishte se pse në Shkodër ishte dhe Boris Tadiç. Rama ju përgjigj se ishte një Konventë e socialistëve të Ballkanit dhe mesa di ai Serbia eshte akoma në Ballkan dhe se me besë e me kanun mikut nuk i mbyllet dera..

Në Tiranë ka shumë spekullime për ngjarjen e Vjenës, gjatë dialogut ku ju ishit organizator. Çfarë ndodhi?

Djali i Neritan Cekës erdhi privatisht, nuk erdhi si përfaqësues i trupit diplomatik, si një diplomat. Nëse është diplomat i takonte të bënte pyetje për shqetësimin e tij dhe jo të priste mbarimin e debatit, të vente të kapte Ramën për mënge e t’i thoshte se çfare kanë me ambasadat, dhe me atë. Rama i tha se nëse kishe pyetje i bëje kur ishte koha, ndërsa tani më duhet të takoj njerëzit që kane ardhur për mua duke më respektuar. Djali i Neritanit e ofendoi duke i thënë se: “Ju jeni plehra, ndyrësira”. Edi Rama i tha: “Ik se nuk jemi ne vend të duhur për debate të tilla”. Më kanë pyetur nga një televizion në Tira-në se dëshmitarët thonë se Rama i shkuli veshin apo e qëlloi në kokë. Iu përgjigja: Dëshimtar isha unë dhe Rama nuk e qëlloi as i shkuli veshin, por i tha te supi se nuk kam ardhur për të tilla debate. Më thanë që ka dhe video që tregojnë atë që pretendon Egin Ceka dhe unë u përgjigjem se nëse ka video le ta paraqesin, por unë që isha aty ju them atë që pashë.

Thuhet se Rama nuk iu përgjigj pyetjeve

Rama iu përgjigj të gjitha pyetjeve, por nëse shqiptarët duan të tregojnë se di-në shumë dhe në vend të pyetjeve bëj-në analiza dhe se duan të pyesin nga 5 herë atëherë unë si moderator më duhet të respektoj të gjithë ata që më kanë ardhur dhe jo vetëm njërin dhe të ftuar kisha dhe nga ministria e jshtme e Austrisë, ambasadorë të shteteve përveç atij të Shqipërisë dhe më duhet të shpreh hidhërimin tim sepse është e dyta herë që nuk vijnë. Ai është ambasador i republikës jo i partisë prandaj nëse PD ka një përqindje të elektoratit edhe PS ka një përqindje dhe ai duhet të vinte. Egin Ceka, djali i Neritanit duhet të tregojë etikë diplomatike nëse vjen nga diplomacia dhe jo të kapë në një cep kryetarin e opozitës dhe ta ofendojë. Nuk mund të shfrytëzojë ai aktivitetin tim për të "larë hesape".

Ju besoj e njihni djalin e Neritan Cekës, si diplomat prej vitesh në Austri, ku ju jetoni. Tre muaj më parë ai u largua nga ambasada shqiptare në Vjenë dhe kaloi te Përfaqësia e OSBE-së. Çfarë mendon një shqiptar për diplomatët shqiptarë atje?

Unë nuk jam pjesë e sistemit diplomatik shqiptar dhe s’e di se me çfarë merren, por fakti që të gjithë mbas mbarimit të mandatit kthehen, ndërsa ai u transferua nga një mision në tjetrin është i paprecedentë. Djali i Cekës ndenji 4 vite dhe normalisht i mbaronte afati i qëndrimit por, pa mbaruar, 1 muaj para se te kthehej e emërojnë në misionin diplomatik në Vjenë prane OSBE-së, në një kohë që kolegët e tij kthehen.

Formimi islamik i diplomatit Ceka

37-vjeçari Egin Ceka është djali i ambasadorit të Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka.Pas katër vitesh me misionin se sekretar në ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, dhe pas dekretimit të të atit si ambasador në Itali, ligjërisht duhej të kthehej në atdhe, duke lënë shërbimin diplomatik. Por në fillim të shkurtit 2013, Ceka junior u transferua në një përfaqësi tjetër diplomatike, po në Vjenë, në atë të UNOV.OSBE-së, duke ndërruar vetëm selinë. Refuzimi i Egin Cekës ishte motivuar me mospra-nimin e bashkëshortes së tij, Maide, një shqiptare nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, një besimtare muslimane, për të jetuar në Shqipëri. Ai u emërua në 22 tetor 2009 me një vendim të Këshillit të Ministrave si sekretar i parë i ambasadës së Shqipërisë në Vjenë. Përveç diplomacisë “hobi” i tij, është aktivizimi me shkrime në forumet online të besimit islam, duke goditur drejtpërdrejt edhe Kishën Katolike. Në blogun “Naim Berisha”, që mund të lexohet në adresën naimberisha.blogs-pot.com/2009/01/papa-fjalt-dhe-qllimi.html, Ceka sulmoi hapur qëndrimin e Papës Benedikti XVI që dy ditë më parë njoftoi dorëheqjen. “Bismilahi Rrahmani Rrahim” e nis ai analizën e publikuar në 1 janar 2009, me titull “Papa, fjalët dhe qëllimi”. Aty gjen paragrafë të tillë si: “Fjalët gjykohen sipas qëllimeve. Por cili ishte qëllimi i fjalëve të Jozef Racinger-it alias Benedikti XVI gjatë leksionit të mbajtur në universitetin e Regensburgut/Bavari më 12 tetor në vendlindjen e vetë kryebariut të kishës katolike? Cilido të ketë qenë qëllimi i tij, fjalët e tij i kanë rënduar shumë tashmë marrëdhëniet e katolicizmit me botën muslimane. Fjalët e tij mbi Islamin dhe Profetin e Islamit, Muhamedin, e kanë vështirësuar bashkjetesën në paqe dhe kanë thelluar mosbesimin ndërmjet të krishterëve dhe muslima-nëve në Evropë dhe kudo në botë. Nga situata e krijuar prej fjalëve ofenduese të Racingerit, në Perëndim kanë përfituar sidomos ata tifozë të tezës së për-plasjes së qytetërimeve, të cilët propagandojnë se muslimanët janë një trup i paintegrueshëm në Evropë...”-shkruante mes të tjerash Egin Ceka.

Austriakët, mohojnë incidentin

Autoritetet zyrtare austriake të “Renner Institut”, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, mohojnë të ketë ndodhur ndonjë inci-dent si ato që përshkruan media qeveritare në Shqipëri. Dr.Gerhard Marchl i Karl-Renner-Institut në një përgjigje për një media në Tiranë, tha se: “Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht. Përsa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam t’u themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë”.

Pretendimet e Egin Cekës

Më preku e vajti puna deri në një reagim kritik të zotit Rama. Bëri një akt provokativ, vuri dorën sipër shpatullës duke më thënë “djali i mirë” dhe e shfrytëzoi këtë taktikë për të tërhequr atë që do kapte dora e tij nga veshi im. Kaloi ku-firin e kontaktit verbal me njeriun dhe bëri një gjest provokativ. Siç duket me llogaritjen që unë do të reagoja në të njëjtën mënyrë, gjë që unë nuk e bëra.

Gjiknuri: Ceka sulmoi Ramën

Damian Gjiknuri, deputet i PS-së, ishte i pranishëm në takimin e organizuar në Vjenë. Për “Shekullin” ai thotë se: Në fund të takimit,që shkoi shumë mirë, rreth dy orë, pasi mbaruam, Egin Ceka erdhi dhe ju afrua Edi Ramës, duke i thënë pse më keni përmendur emrin se unë jam diplomat në konflikt interesi. Edi Rama i tha që unë nuk të njoh fare. Ky pastaj tha që jam i biri i Neritan Cekës. Thjesht erdhi dhe e sulmoi atë. Rama ishte në punën e vet, s’kishte lidhje fare me atë. Çfarë goditje. Ajo që thotë Ministria e Jashtme është turp”.

    SHEKULLI

 

Comments

Submitted by Anthro Al (not verified) on

<p>pasi i keni fshehur Rames dhunen ndaj gjinise femerore dhe turlilloj budallalliqesh, tani nuk po dini me ca te sajoni. po pak are turp nuk ju vjen? pale kjo e formimit islamik, po ju jeni raciste more</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.