Opozita serbe dhe Perëndimi kishin planifikuar revolucion natën e zgjedhjeve

Postuar në 24 Prill, 2024 16:26

Ish- kreu i shërbimeve sekrete serbe, Aleksandar Vulin, ka deklaruar në një intervistë për median ruse, Ria Novosti, se Perëndimi kishte organizuar një revolucion në Serbi, pas zgjedhjeve të muajit dhjetor. 

Ne e dinim para zgjedhjeve se ata(opozita) po përgatisnin të akuzonin autoritetet për mashtrim elektoral. Shërbimet speciale ruse u dorëzuar homologëve serbë planet për një revolucion me ngjyra

është shprehur ai.

Sipas Vulin, opozita kishte plan për të mësyrë rrugëve natën e zgjedhjeve, por “fitorja jonë i ftohu”.

Synimi ishte testimi i besnikërisë së shërbimeve të sigurisë ndaj presidentit Vuçiç

ka shtuar Vulin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.