Po tani?

Postuar në 02 Prill, 2024 13:26

Drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë rënë në pranga. Kanë dalë edhe përgjimet që të japin idenë se çfarë orgjie njerëzore dhe administrative lëvronte në Bashkinë e kryeqytetit.

Akuza na thotë se drejtorët kryesorë të Bashkisë kishin krijuar një kompani të përbashkët përmes së cilës mandej merrnin prokurimet. Jemi para një dukurie të re: autoriteti kontraktues i jep punë nëpunësve të vet.

Në aspektin politik, goditja në fjalë e merr Erion Veliajn – zdromsin e mirënjohur të Tiranës – si të pandehur në kuptimin që si shitës i vjetër fiqsh, nuk ka sesi që dikush të hante fiq pas krahëve të tij.

Pse nuk flet z. Veliaj? Pse nuk reagon dhe kundërshton “baltën” siç ka qejf të cilësojë ai çdo kritikë, apo edhe kundërshtim?

Pse nuk flet zdromsi i Tiranës që të paktën të respektojë edhe shumicën e heshtur që kaq shumë e ka votuar?

Njeriu që e nisi karrierën politike me kërkesa për transparencë, me moral për një politikë të re, një brum i ardhur e i fryrë pra nga majaja e papërmbajtshme e një pushteti të pamerituar, është shndërruar në një karkanaqe apo palafike që ngjan të ketë humbur në minderin e pordhëve të rënda të korrupsionit për të cilin zotëria ka përgjegjësi të paktën të sqarojë se çfarë ka ditur.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ajo që është më ulëritëse është heshtja e pjesës më të madhe të mediave. Kjo gjë tregon se sa thellë i ka ngulur rrënjët gangrena e korrupsionit në çdo hallkë të shtetit e të shoqërisë duke ushtruar një kontroll thuajse kapilar.

Submitted by X (not verified) on

Eshte shqetesues fakti qe nje pjese e mire e mediave te medha anashkalojne skandalin, por kjo gje dihet. Kete gje ato e bejne me kohe. Me uleritese me duket reagimi i shumices se shqiptareve. Ato kudo, ne cdo vend ku hapen diskutimet edhe ato me te zakonshmet, relativizojne apo neglizhojne te keqen qe sa vjen e zmadhohet! Per cdo skandal qeveritar thone : Po te ishte opozita ne pushtet do bente edhe me zi. Apo, nuk durohet katundari verior Flamur Noka. Me mire te vjedhje Erioni se Muli. Ky te pakten eshte qytetar. Ka edhe nga ata e jo te pakte ne numer qe kane hall mos te krijohet ndonje percarje Rama-Veliaj e perfiton Saliu-katundari i Viçidolit.

Submitted by Aqif (not verified) on

Shqiptaret ( shumica) e kuptojne qe mbas kesaj "diktature" hajdutesh qe jane bere mega'milionere, eshte padrino (kreu de facto) i DASH, G Soros, tok me Padrinon tjeter te lobit Zionist Tony Blair. Qe te dy keto shushunja kane tentakulat e tyre nga Serbia, Maqedonia e deri ne Shqiperi.
Avash - avash, po mbushen 4 dekada qe shqiptaret jetojne ne kapitalizem dhe nuk kane pare asnje investim nga SHBA ne Shqiperi, pervecse grabitje te pasurive te shtetit si naften dhe shktarrimin e arsenalit ushtarak, dhe ne shumicen e rasteve te shitjeve dhe kontrabandes se ketij arsenali ne vendet e treta per hesap te kompanive Amerikane.

Ate qe Amerika me Mbreterine e Bashkuar po ben ne Ukraine, e beri ne Shqiperi ne vitet 90te. Te dyja keto shtete jane kundershtare te Demokracise. Kur flasin per "demokraci", nenkuptojne hegjemonizem dhe shfrytezim.
Mezi po presin qe Erdoğan dhe V Urban te ikin nga postet e tyre qe Soros te strike perseri tentakulat e tij (pasi e kane perzene) edhe ne keto shtete. Te dy keta lidere quhen "diktator" sepse nuk iu binden uncle Sam. Per Diktatorin El Sisi te Egjytptit nuk thone asnje fjale, sepse ky ia pret gishtat kundershtareve te tij per hesap te tyre, dhe e quajne aleat. C'fare ironie dhe po ashtu maskaralleku?
E bejne sepse miletit ia hekurosin trurin dhe shpelajne me mediat qe ne te gjithe Perendimin i kane kthyer nen tutelen e tyre, tamam sikur mediat ne kohen e Komunizmit qe i sherbenin pushtetit.

Kur sot, mediat e Tiranes, Londres dhe Uashingtonit thone se filani eshte diktator e se X shtet vuan, duhet te besosh te kunderten e saj, njesoj si ne kohen e komunizmit. Dikur voice of America ishte pishtar i yni per demokraci ne kohen e komunizmit.
Sot, RT eshte pishtari yne per liri dhe per nje Bote multipolare, per barazi per te gjithe.

Erion Veliaj eshte i paprekshem sepse eshte anetar i lobit Zio-Evangjelist. Sot, evangjelistet me ushtrite e tyre (misionare) jane njesoj sikur komunistet me tesere ne kohen e Dulles. Kishin imunitet dhe, gabimet iu shpelaheshin nga kjo tesere.

Shqiptaret nuk duhet te ankohen. Demokracia amerikane sjell vetem vjedhje dhe korrupsion. Ku ka zhvillim, kjo demokraci e shkaterron. Shihni Libine, qe sot nuk paguajne dot faturat e ujit dhe te elektrikut, dikur e kishin falas. Kete "demokraci " ua bekoi Sarchozy me Hillary.
Uria, babezia dhe hajduteria jane triniteti I Demokracise Anglo-Amerikane.
Kush nuk e di, te rikujtojne dyshen e Filipineve, aletatet e demokracise amerikane, Imelda dhe Ferdinand Marco me kepucet e saj. Qe, sot Rama ne vend te kepuceve mburret me poturet.

Submitted by Arben (not verified) on

bera nje xhiro kanaleve televizive shqiptare

askush nuk flet per skandalin ndoshta me te madh per momentin
shqiptaret flene gjume dhe medit jane shume te kujdeseshme mos t'ja prishin gjumin
gjume te embel pellazge

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.