Heshtje servi për sulmin në Moskë

Postuar në 23 Mars, 2024 16:50

Sulmi terrorist i kryer dje në Moskë është dënuar thuajse nga të gjithë drejtuesit politikë të botës. Pa asnjë përjashtim. Përveç klasës politike shqiptare në të gjitha trevat. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha që ka përcjellë një mesazh ngushëllimi asnjë prej drejtuesve kryesorë nuk ka përcjellë ndonjë qëndrim për atë që ndodhi.

As presidenti i Republikës, as kryetarja e Kuvendit dhe as kryeministri nuk kanë shprehur ndonjë mesazh, çka përfaqëson një sjellje publike përtej çdo arsyeje dhe norme. Shqipëria nuk është në luftë me Rusinë. Nuk është në armiqësi me rusët që u vranë. Shqipëria e Edi Ramës ka ngushëlluar edhe Serbinë e Aleksander Vuçiçit që ka dorë në vrasjen masive të shqiptarëve dhe ka kontribuuar madje në raste fatkeqësish. Dhe askush nuk ka bërë vërejtje.

Është një heshtje servi që flet më shumë se çdo akt tjetër dhe çdo pretendim për lidership dhe politikë. Një shtet që është anash dhe jashtë çdo korridori të qytetërimit me këtë politikë partizane dhe fondamentaliste sa për dukje, pasi ne e dimë sesi kthen timoni në këto anë.

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

E vertete , Shqiperia nuk eshte ne lufte as me rusine, gerqine e as serbine! Ky eshte problem dhe shpreh mos pasjen e nje identiteti kombetar te shqiptare!
Rusia ka te pakten 200 vjet qe eshte pas masakrave dhe gjenocidit kunder shqiptare dhe kjo eshte nje politike e vazhduar.
Kete artikullin ku shqiptaret te ndjejne keqardhje se dy popuj terroriste si serbia dhe rusia pesojne humbje ne civile, nuk e kuptova!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.