Vërejtje nga maxhoranca dhe opozita për ligjin e ri të sigurisë kibernetike

Postuar në 18 Mars, 2024 19:03

Maxhoranca dhe opozita në Komisionin e Integrimit u shprehën skeptikë për zbatimin e projektligjit për sigurinë kibernetike dhe shprehën shqetësimin se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ka akuzuar AKCESK (Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë kibernetike) se nuk është konsultuar me institucionet e pavarura të drejtësisë, për përfshirjen e tyre në sistemin e ri modern që do të mbrojë strukturat nga sulmet virtuale.

Sipas Tabakut, kjo mund të kthehet në boomerang dhe të rrezikojë të dhënat sensitive që ruhen në këto institucione.

Përgjigjen lidhur me këto akuza e dha ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa drejtori i AKCESK, Igli Tafa, kërkoi miratimin sa më shpejt të draftit, pasi sipas tij, rreziku është emergjent.

Shqetësime të tjera lidhur me projektligjin ngriti edhe socialisti Blendi Klosi, i cili e konsideroi si problem përcaktimin me ligj të pagave të ekspertëve që do të punësohen në qendrën e re moderne të monitorimeve.

Drafti i ri parashikon zgjerimin e kompetencave të AKCESK në të gjitha institucionet, rishikimin e kuadrit ligjor lidhur me mbrojtjen kibernetike, ngritjen e një Qendre Moderne që do të bëjë monitorimin, ndërsa përfshin edhe penalitetet për operatorët që nuk ndjekin masat e propozuara nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.