Gënjeshtrën e përditshme e fala edhe sot

Postuar në 17 Mars, 2024 12:09

Në një takim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se reformën në drejtësi e bëri kjo parti.

Amerikanët këtu ishin edhe më përpara

citohet ai. 

Para pak ditësh, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaronte se institucionet e qeverisë nuk kanë referuar asnjë rast korrupsioni në prokurori. Dhe se këtë e bën vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit. 

Të kujtojmë po ashtu se ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u miratuan me 115 vota dhe pati deputetë si Dashamir Shehi që deklaruan se për të mbledhur deputetët në seancë plenare në atë ditë, pati sms shantazhuese nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë. 
Atëherë pse gënjen kryeministri? Në kuptimin e gjysmë të vërtetave që thotë?

Askush nuk mund të imagjinonte një reformë kaq poshtëruese që e ktheu Kushteturën në manual pa ndërhyrjen brutale të të huajve, sidomos amerikanëve. Që edhe e kanë financuar. Ka patur ish-ministra që kanë deklaruar se reforma u kërkua në këmbim të anëtarësimit në BE dhe ja ku jemi duke bredhur akoma pa asgjë. 
Pse gënjen pra ky njeri? Dhe gënjen kaq trashë? 

Reforma në drejtësi në aspektin teknik është një dështim, në aspektin e vullnetit politik një fiasko e politikës që humbi kontrollin. Përndryshe ajo do të vinte natyrshëm nëse qeveritë do të kishin hasur vështirësi në luftën ndaj korrupsionit, kur ato në fakt e kanë patur zeje jetike.

Dhe në fund, meqë zotëria po lëngon të hyjë pak në histori, duhet të dijë se profilin dhe karakterin e tij në jetën publike nuk e shenjojnë as pëllitjet në mitingje, as gjestet “e forta” dhe as greva në bulevard. E shenjon Marrëveshja (anti)Kushtetuese e vitit 2008, që tradhëton se cili është i ashtuquajturi vizion për pushtetin.

Është megjithatë interesante nga pikëpamja e biologjisë të shohësh sesi ky njeri (vetë)gënjen edhe gjatë orgazmës së gjatë të pushtetit që ka. Mesa duket do ta fitojë lirinë nga frika që ka nga kjo botë me vdekjen. Kjo po që do të ishte reforma kryesore e tij.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po thua qe Saliu do ta bente reformen po te vazhdonte te ishte ne pushtet? Se Edi mesa duket nuk beson tek kjo teze.

Submitted by Albanian (not verified) on

Anonymous, Berisha ku ta gjente ta bente nje reforme ne drejtesi, do ishte akoma ne pushtet dhe sot,
Nese ju vazhdoni ti bini legenit te "reformes ne drejtesi", aq me keq per ju qe i besoni,
Une tashme ka dy vjet qe Ika nga ai vend i dhjere e me njerez puthadores apo bythelepires ndaj te fortit, pushtetit
Le te vazhdoj dhe ky nja 50 vjet si Enveri,
Eleminoi Opoziten, me Blerje dhe Burg, me Sorros dhe Mecgonial,
Po vazhdojne me grupet armiqesore ne Parti,
Ne fund i vjen radha dhe Mehmet Shehut!
Prandaj per ju vlen: Rrofte partia rrofte Edveri, se Saliu desh na theri!

Submitted by Andreas (not verified) on

Reforma ne drejtesi e shqiperise, eshte si offesiva ushtarake e ukraines!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne fakt nuk e kuptove e pyetjen. Lexoje prape nuk ka problem. Po ta fal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.