Misteret e evolucionit, pse krustacet po duken gjithnjë e më shumë si gaforre

Postuar në 16 Mars, 2024 14:25

Evolucioni është koncept mjaft i çuditshëm. Paraardhësit tanë të miliona viteve më parë nuk dukeshin si njerëzit e sotëm dhe kush e di se si do të duken pasardhësit tanë miliona vjet më pas. Megjithatë, nëse nisim e u besojmë disa memeve të kohëve të fundit, pasardhësit tanë mund të duken paksa si gaforre.

Shakaja – se gjithçka do të duket si gaforre – vjen nga një e vërtetë aktuale. Forma e gaforres ka evoluar aq shumë saqë shkencëtarëve iu desh të gjenin një term të veçantë për të: karcinizimi.

Ndonëse ndoshta nuk është e shkruar që njerëzit të evoluojnë në gaforre, kjo është diçka që ka ndodhur shumë herë në familjen e krustaceve, ku një krijesë mund të ketë filluar të duket si karavidhe ose një gaforre vetmitare dhe më pas të kthehet në krijesën e rrumbullakët, të vogël që të gjithë njohim dhe duam. Por, përpara se të analizojmë arsyet për këtë, le të përcaktojmë së pari termin "gaforre".

Kur thua fjalën gaforre, gjëja e parë që të vjen në mend është ndoshta diçka që duket si një gaforrja Dungeness. Pamja e saj është unike dhe për këtë arsye e paharrueshme - një formë trupi e shkurtër, e sheshtë, e rrumbullakët ose katrore, një bark i fshehur në pjesën e poshtme të trupit dhe një bisht po ashtu i fshehur që zëvendëson një me muskuj që është i zakonshëm te karavidhet.

Syri yt po percepton një gaforre kur sheh këtë formë të rrumbullakët, një lloj forme ovale”, thotë Jo Wolfe, bashkëpunëtore kërkimore në Departamentin e Biologjisë Organizative dhe Evolucionare të Universitetit të Harvardit.

Por, nga gaforrja blu, gaforrja mbretërore dhe gaforrja Dungeness, vetëm dy janë "gaforre të vërteta" ose brachyurans, një lloj nga rendi i dekapodëve, në të cilin përfshihen edhe karkalecat e karavidhet. Gaforrja mbretërore, e cila në thelb është versioni klasik, në fakt nuk është pjesë e kësaj familjeje unike - është pjesë e grupit të lidhur ngushtë me Anomura ose "gaforre të rreme".

"Këto dy kuptime të fjalës ngatërrohen", thotë Gerhard Sholtz, një zoolog i krustaceve në pension në Humboldt-Universität në Berlin. "Unë do të thoja që jo çdo gaforre është një gaforre".

Brachyurans, ndryshe nga anomura, mendohet se kanë pasur formën e paraardhësve, gaforre ose e karcinizuar, thotë Wolfe. Por anomura nuk ka qenë gjithmonë kështu. Marrim, për shembull, paraardhësin e gaforres mbret - gaforren vetmitare. Edhe pse i referohen si gaforre, barku i saj në trajtë  spiraleje dhe ekzoskeleti i brishtë nuk është aspak i ngjashëm me gaforret.

Por ky nuk është rasti i vetëm i karcinizimit. Gaforret-porcelan dhe gaforret-gur nuk ndryshojnë shumë nga një "gaforre e vërtetë", edhe nëse prejardhja e tyre nuk është aspak e tillë. Dhe meqenëse karcinizimi është ende një proces mjaft i panjohur që përfshin një kafshë që evoluon drejt një sërë karakteristikash të ngjashme me gaforret, dhe nuk ka një përkufizim të saktë po ose jo për pamjen e gaforres, ne vërtet nuk e dimë se sa herë ka ndodhur, thotë Heather Bracken-Grissom, eksperte e jovertebrorëve detarë dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës. Disa specie mund të jenë vetëm pjesërisht të karcinizuara dhe kjo rezulton në një gjysmë race midis karavidhes dhe gaforres.

Nuk është vetëm një pyetje se sa herë një krijesë ka kaluar në anën e gaforreve, por edhe pse ka ndodhur kjo gjë. Wolfe dhe Bracken-Grissom po përpiqen ta kuptojnë këtë tani me ndihmën e një granti NSF.

"Duhet të ketë një lloj avantazhi evolucionar që çon në formën e gaforres," thotë Bracken-Grissom. Dhe ndërsa tani përfitimet nga forma e gaforres janë mister, biologët mendojnë se mund të ketë një lidhje me aftësinë për të kolonizuar habitate të reja ose për të diversifikuar në specie të reja. Në fund të fundit, ka më shumë se 7 000 lloje unike të Brachyuranëve që qarkullojnë nëpër botë sot, krahasuar me vetëm një pjesë të vogël të llojeve të karavidheve.

Ndërsa ka padyshim diçka që po ndodh në botë që po i shtyn krustacet drejt gaforres, është e rëndësishme të mbani mend se forma e gaforres nuk është në të vërtetë një "formë përfundimtare", pavarësisht asaj që thonë memet në internet. Evolucioni nuk është i drejtpërdrejtë, dhe ai ende po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë. Në miliona vitet e ardhshme, forma e gaforres mund të mos jetë më trend evolucionar dhe krustacet mund të 'dekarcinohen' dhe të largohen nga ajo formë.

Pra, ndërsa forma përfundimtare evolucionare e trupit mbetet ende mister, arsyeja pse dekopodët vazhdojnë të përfundojnë te forma e gaforres, shpresojmë të mos shpjegojë atë që do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.