Greqia, marrëveshje për 40 mijë punëtorë nga gjashtë vende

Postuar në 23 Shkurt, 2024 16:47

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar së fundmi mundësinë e një marrëveshjeje me Indinë për marrjen e punëtorëve, të kualifikuar ose jo, për të mbuluar nevojat e sektorëve të bujqësisë, ndërtimit dhe turizmit. 

Ne besojmë se së shpejti do të jemi në gjendje të firmosim një marrëveshje mbi migrimin, që do ta mundësojë që më shumë punëtorë indianë të vijnë në Greqi në një mënyrë të organizuar

është shprehur Mitsotakis

Sipas mediave greke marrëveshja në fjalë është pjesë e një plani më të gjerë për të marrë punëtorë nga Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, India, Filipinet dhe Vietnami, me një shifër totale prej 40 000 punonjësish. 

Si hap i dytë për tërheqjen e punëtorëve të huaj është përmirësimi i procedurave administrative për rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe të punës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.