Budapest-Athinë, Greqia bëhet pjesë e projektit hekurudhor Danub-Egje

Postuar në 14 Shkurt, 2024 14:55

Greqia do të jetë pjesë e një projekti të madh hekurudhor 1 500 km, që lidh Athinën me Budapestin. Agjencia serbe, Tanjug, raporton se marrëveshja është zgjeruar me firmën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd javën e shkuar.

Kjo është një fitore historike për Serbinë. Falë presidentit Vuçiç, ne kemi një tjetër vend, anëtar të BE-së, në projektin tonë për të ndërtuar një Hekurudhë të Shpejtësisë së Lartë që do t’u mundësojë të gjitha evdneve të Europës Qendrore dhe Perëndimore të mbërrijnë në Greqi përmes Korridori 10 përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

citohet me këtë rast, ministri serb i Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç.

Sipas tij udhëtimi me këtë linjë nga Budapesti në Athinë do të zgjasë 13 orë pa ndalime në kufi. Projekti në fjalë duket se krijon lidhje me vendet e Vishegradit, duke i dhënë forcën e një poli ekonomik rajonit në një kohë kur në Europë po diskutohet përherë e më shumë prioriteti që i duhet dhënë transportit hekurudhor përkundrejt atij ajror.

Në të vërtetë kjo është një ide e Kinës, e cila në kuadër të projektit të vet madhor, “Një Brez, një Rrugë” e mbështeti këtë aks që në vitin 2020, kur nismëtare u bë Hungaria, një vend me pozitë dominuese në tregtinë e rajonit të Danubit.

Comments

Submitted by Lyrian (not verified) on

Po, kjo është një dështim historik i politikës dhe një zbulim i dyfytyrësise europiane. Përjashtimi i shqipërisë është një ofendim që përsëritet ndër shekuj.
Diplomacia shqiptare një turp i madhë, i njerëzve rrugaçë që shpenzojnë kohën në kabaretë e huaja.
Ne nuk kemi as miq të drejtpërdrejtë, as miq të afërt, por vetëm mashtruesa dhe interesaxhinj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.