Një sms nga Macron për marrëveshjen me Mercosur

Postuar në 31 Janar, 2024 16:51

Një sms private nga presidenti i Francës për të anulluar një marrëveshje të madhe me grupin amerikanlatin, Mercosur për të cilin është negociar përgjatë dy dekadave. Këtë shkruan “Politico” që vë në dukje se mesazhi i është dërguar kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e që prek sipas medias në fjalë një hapësirë të presupozuar të tregtisë së lirë për 800 milionë banorë. Sms-ja e Macron lidhet me faktin se ai kërkon të mbrojë bujqësinë francize nga pakti me Mercosur nga influksi i mishit brazilian dhe argjentinas.

Ne kemi nevojë për qartësi mbi Mercosur, ne kërkojmë që marrëveshja të mos firmoset në formën e tanishme

citohet presidenti francez gjatë një vizite në Suedi.

Problemi vjen e ndërlikohet edhe më shumë për faktin se lajmi në vetvete zbardh një përpjekje të Macron për të mbrojtur fermerët francezë, ndërkohë që von der Leyen i duhet mbështetja e tij për një mandat të dytë në krye të KE-së. Megjithatë asnjë prej palëve të përfshira në negocim nuk pranon se marrëveshja është frenuar, ndërkohë që në Gjermani, Poloni, Belgjikë dhe Francë fermerët janë lëshuar në protestë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.