U bënë 10 vjet tashmë. Në Hënë e në Mars shko ti, nuk qullos dot gjë veç publicitetit personal.

Postuar në 18 Janar, 2024 12:46

"Kloster Banz, Bavari - Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike

Këto zografis sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që ka dalë një sullaco nga Gjermania.

A ka vlerë të merresh më me këto që thotë ky? Me këto çaprashitje janari, që as thonë gjë dhe nuk kanë asnjë lidhje jo me qytetarët e këtij vendi, por edhe me atë që është axhenda reale e qeverisë së këtij personi?

Sa miliarda u dhanë nga Procesi I Berlinit? Ku mbahen mend! Nëse do besonim deklaratat përkatëse ne duhet të kishim marrë shumë dhe ndikimi në ekonomi do të ndihej. Ku janë? Ku shkuan xhanëm këto miliarda?

Sa herë u përqafua ky me Angela Merkel? Sa herë ia tregoi afresket e veta në kryeministri? Sa herë u fol për marrëdhënie strategjike? Çfarë ndodhi? Ndodhi që disa vite më pas flasim prapë për forcim të marrëdhënieve me Gjermaninë. Ndjesë, por të forcohesh më shumë se kaq do të thotë të bëhesh bythë e brekë po kush e do Shqipërinë e Edit si bythë apo si brekë?

Sa herë u takua ky me presidentin e Turqisë? Sa herë shkoi në Stamboll e erdhi? Çfarë fitoi Shqipëria veç dhuratës bujare të z. Erdogan për ndërtimin e shtëpive pas tërmetit? Pse kaq është një marrëdhënie strategjike? NJë spital rajonal ambulator dhe disa dronë?

Ky solli edhe Mike Pompeon në Vlorë e i mbetën në dorë TEC-et lundruese, rrangallat që nuk u vunë në punë. Solli edhe një ish-president që e përdori si dekor. Përfundimi?! Foto, shumë foto, shumë shumë foto.

Sa herë u përqafua ky Melonin, me Renzin e me radhë? Sa italianë ka takuar studiove e ka folur për shqiptarët pa Versaçe? Çfarë fituam? Ah po, brenduam vendin e na erdhën turistë. Edhe kjo në zbatim në fakt të të vetmes politikë zhvillimi që di ky: hotele, resorte, rezidenca e kulla dhe marketing.

Sinqerisht nuk ka asgjë të keqe në këto, kanë padyshim rëndësinë e tyre për çdo gjë. Por nuk mund të shitet akoma një plak si strateg zhvillimi kur tashmë ia dimë të gjithë bilancin. Të bëjë atë që ka talent të bëjë: të bëjë shokë ministra e kryeministra! T’i argëtojë e mbajë me gajret! Të bëjë gaztorin dhe artistin! Por nuk kalon më si e vërtetë se kemi një politikan apo burrë shteti në krye që arrin të kapitalizojë për vendin këto kontakte.

Është vetë zoti Rama që nuk ka folur një herë të vetme për ndonjë marrëveshje me rëndësi ekonomike me vendet e këtyre kryeministrave të rëndësishëm, por vetëm për imazhin e Shqipërisë. Atë që di si gjë me vlerë në këtë botë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.