Reforma e tregut unik europian, Letta: Të sanksionojmë edhe Lirinë e Qëndrimit, përves asaj të Lëvizjes

Postuar në 04 Janar, 2024 13:51

Ish-kryeministri i Italisë, Enrico Letta, i ngarkuar nga Bashkimi Europian për të raportuar mbi gjendjen e tregut unik europian dhe reformat e nevojshme mbi të, ka deklaruar gjatë një interviste për “Politico” se në dritën e treguesve të tanishëm “tregu unik duhet konsideruar në një mënyrë të ndryshme”. Ndonëse tregu europian ofron mundësinë e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve, sipas Letta-s, ka një element që duhet korrigjuar: ai i menaxhimit në vend të fuqisë së kualifikuar të punës.

Do të përpiqem të përdor një term që do të më shoqërojë në këtë proces dhe sllogani është të themi: Deri më tani ne kemi patur tregun unik si liri lëvizjeje. Kjo ishte qendra e gjithçkaje. Do të doja të shtoja Lirinë e Qëndrimit

citohet ai.

Sipas ish-kryeministrit italian, largimi i trurit ka dëmtuar ekonomi si Rumania, Polonia, Italia dhe Portugalia. Ai ka referuar të ashtuquajturin Fondi i Kohezionit, ideuar nga Jacques Delors që nxiti tregun unik. Po kështu Letta ka prekur edhe çështjen e ndihmës shtetërore, që duhet të qëndrojnë në fuqi, por sipas tij duhet europianizuar për të mos mbetur e fragmentarizuar në sferën nacionale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.