Më pak se 2 milionë rezidentë?

Postuar në 23 Dhjetor, 2023 15:33

Petrit Vasili i Partisë së Lirisë deklaronte sot se 30% e bashkive në vend po zhduken dhe shkretohen. Shtesa natyrore është negative në 82% të bashkive duke nisur që nga viti 2021 dhe sipas Vasilit “asgjësimi real i vendit është tek pragu i derës”. Është një lloj politike apokaliptike kjo që në të vërtetë lidhet me shifrat në terren. Ikja masive e njerëzve tashmë është problem real dhe këtë i fundit që e pranoi është ai që qeveris.

Sa duan të ikin? Shumë. Sa duan të jetojnë këtu? Ata që nuk mundet të ikin.

Janë disa përgjigje që qëndrojnë këto për pyetjet e shtruara, ndonëse mund të përmbysen në vitet në vijim.

Megjithatë ne po përjetojmë gropën më të madhe potenciale që nga shtetformimi dhe kjo provohet edhe nga censusi i fundit, që sipas disa burimeve raporton një shifër rezidentësh në Shqipëri poshtë 2 milionë banorëve. Shifër që siç mund ta marrim me mend mund të rregullohet si të gjitha gjërat e mira të këtij vendi.

Përtej faktit se këtë shqetësim e ngre një zyrtar i një partie politike, ai është i vërtetë. Dhe zbrazja e një vendi të vogël si Shqipëria është dëm i pakthyeshëm për kulturën dhe identitetin tonë. Patjetër që në këtë vend Edi Rama, Skënder Gjinushi, Elisa Spiropali e të tjerë nuk kanë për të ikur. Por nuk po flasim për një pakicë të zgjedhur arbërore që ka vendin e vet në panteonin e historisë europiane, po flasim për asgjësimin fiziologjik të mundësive të një shoqërie për të jetuar në vendin e vet. Vetëm e vetëm për shkak të qeverisjes së një elite.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po Perrit Vasilin gjete si burim 8nformacioni ti mor cun. Duket se po prekni fundin. Ky eshte fukarallek i madh. Paska shku shum keq puna.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ore po spo iken as Edi as Spiropali. Po ky Petrit Vasili pse nuk po iken. Bashke me ty. Mos po prisni ndonje mrekullu nga mgjistari Sali?

Submitted by redaksia on

Ore po ti pi ndonje caj o derebardhe. Petriti ne kwte faqe ka ardhur 1 here ne vit. Sot per ca statistika qe jane nga INSTAT. Prape u merzit sorollopi yt? 

Une te iki? Po nga se une nuk kam uzurpuar ndonje gje publike si keta me siper. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Fakti qe ti dhe Petrit Vasili nuk po ikni eshte shume domethenes. Mesa duket gjerat nuk jane aq keq sa duken. Ndoshta ndonje perspektive pushteti?

Submitted by redaksia on

Te ka rene horoskopi te shenja e gomarit e je i lumtur besoj. Po ca hyn ketu kjo qe thua! Kaq shpirtngushte jeni saqe vetem nje menyre keni per t'i pare gjerat?! 

Per Petritin s'e di dhe nuk me intereson. Per vete e di: nuk pres ndonje gje e as kam ambicie politike. Te qe, raste ka patur si per te gjithe. 

Por ti mos u trishto: per tipa si ty ka per te patur gjithnje ca te lepish. Nuk mbetesh ne mes te rruges. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.