Arrest me burg për Berishën. Për Veliajn kërkohen prangat, hamendësohet arratisja

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 13:49

SPAK ka kërkuar sot arrest shtëpie për Sali Berishën për aferën e kompleksit “Partizani”. Masa është disi e çuditshme qëkurse z. Berisha ka detyrim paraqitjeje në SPAK dhe nuk e ka penguar asgjë në hetimin e tij.

Vendimi erdhi ndërkohë që paradite Monika Kryemadhi akuzoi Erjon Veliajn si kryepërgjegjës për aferën e inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi vetë është e hetuar nga SPAK dhe për të përflitet arrestimi.

Po sot, Berisha deklaroi se Veliaj po përpiqet të arratiset dhe u ka bërë thirrje vendeve në Perëndim të mos pranojnë kërkesën për azil.

Veliaj vetë nuk flet, me siguri i zënë me punët e zakonshme të Bashkisë.

Shënim: Titulli ka një gabim, pasi për Berishën u raportua një kërkesë e SPAK pë arrest shtëpie. Korrigjuar në tekst. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca po thoni. Qe Spak nuk zbaton urdherat e Rames apo qe Rama ka shpall armik Veliajn?
E cuditshme se ja qelloni gjithmone

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

Hajduti therret kapeni hajdutin.
Ky eshte shteti ku maskarenjte kuvendojne dhe qeverisin njerezit .

Submitted by Asterisk (not verified) on

Per Veliaj e dime se ai eshte i siguruar nga aleati yne strategjik dhe i cmuar, SHBA. Dhe se po te kete bere ndonje gabim ai do ta korrigjoj sepse SPAK, I krijuar me mbeshtetjen dhe financimin e Department te shtetit, e ka zemren e madhe dhe di te fal. Por, them se kundra dy demokrateve te flakte sic jane Sali Berisha dhe Monika ka disa forca te erreta qe synojne shkaterrimin e boshtit geg ne politiken shqiptare. Armiqte tane shekullor Turqia dhe Greqia gjithmone kane nderhyre. Nje lutje ne Kishen e Lacit qe Sali Berisha dhe Monika te rrojne sa malet e Shqiperise.

Submitted by Dori (not verified) on

Para kater vitesh, ne 2019, Edi Rama paralajmeroi nga foltorja e Kuvendit shpalljen non-grata te Sali Berishes. Shpallja e paralajmeruar ishte e qellimshme dhe e studiuar: presion mbi Sali Berishen qe te terhiqej perfare nga politika, dmth ta qepte gojen. Qe nga parashpallaj e Rames deri ne shpalljen e vertete ne 2021, nuk ka patur asnjelloj ndryshimi ne artikulimin politik te Sali Berishes; famozi, qytetari digjital vazhdonte punen denoncuese me kapacitet te plote.
Merret lehte me mend, pervec presioni publik te hapur te bere nga Rama, sa mund t'i jene bere Berishes ne privat, nga lloj-lloj "dashamiresish"; Berisha permend dy nga keta dashamire, diplomate te huaj tek i kerkojne mendim per ndonje aleance te mundshme te gjere ne rast humbjeje te Opozites se drejtuar nga Basha; mendoj qe ka patur edhe shume te tjere, te cilet, per arsye qe vetem nje politikan i regjur si Berisha, nuk pemenden. Refuzimi i Berishes ishte pika qe derdhi kupen, sepse ishte vendosur tashme qe Opozita te humbiste per here te trete.
Berisha prape me te njejtin avaz; qytetari digjital ne pune me kapacitet te plote poashtu. Eshte vendosur qe t'ia bejne te gjitha c'mund t'i bejne me pushtetin qe kane. Ajo qe nuk mund t'i bejne eshte ta eleminojne fizikisht si ne kohen e diktatures; cka domethene pra, me nje tip si Berisha, qe nuk mund t'i bejne gje. Ay, Berisha, prape me te njejtin avaz denoncimesh bashke me qytetarin e tij digjital. Eshte e qarte per kedo tashme, jo se e thote vete Berisha per veten e tij, por nga ajo cka ai ben konkretisht, se derisa te marre fryme nuk do te ndalet.
Eshte kjo veti e tij qe i ka bere mbi 40 mije anetare te partise se tij, te dalin 4 a 5 here radhazi te votojne per te, edhe pse kishte 10 vite qe nuk kishte asnjelloj pushteti, dhe me barren e rende te nongrates mbi shpine. Cilido tjeter politikan shqiptar, cilido tjeter lider politik shqiptar te ishte ne poziten e Berishes, as nuk do ta enderronte, pale ta merrte nje mbeshtetje te tille. Edhe vete Edi Ramen, madje me kete pushtet qe ka tani per tani( se as imagjinohet te ishte 10 vite pa pushtet si Berisha), nese do te shpallej nongrata, jo vetem qe nuk do ta ndiqte kush, por do ta mbeshtynin si leproz rrugeve.

Submitted by Smile (not verified) on

Tirana super qytet
Shijojeni o profesora

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.