Kulla 83 m në Bulevardin e Ri. Parashikohen 19 konkurse të tjera për "qendrën kulturore"

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 15:39

83 me lartë me vendndodhje në bulvardin e ri të Tiranës. Bëhet fjalë për një kullë të re të projektuar nga stuid çeke Chybik+Kristof, e njohur në fushën e projekteve të tilla. Kulla përshkruhet në fasadë nga lozha të fshehta dhe taraca të gjelbra në çdo kat. Sipas mediave të huaja që mbulojnë nga afër arkitekturën okulte të Tiranës së shekullit të 21-të, raportohet se:

Kulla bën pjesë në planin e ri të kryeqytetit që është bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat

Sipas të njëjtave burime, qendra kulturore në fjalë presupozon ndërimin e një salle opera, amfiteatri, galerie arti. 

Projekti fitues për kullën multifunksionale në Bulevardin e Ri të Tiranës shënon një gur miliar në peizazhin arkitekturor të qytetit tonë, pasi është rezultat i konkursit të parë privat ndërkombëtar mes 20 të tillëve që do të zhvillohen për këtë zonë të veçantë

citohet Frida Pashako, drejtoreshë e Përgjithshme e Planifikimit urban dhe Zhvillimit në Bashkinë e Tiranës. Partneri lokal i studios çeke është studio shqiptare “Studioarch4”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.