Lufta në Gaza nis të ushqejë akuzat për tregtinë e organeve

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 22:07

Euro-Med Human Rights Monitor, një OJQ që po vëzhgon situatën në Gaza, thotë se Izraeli po i përdor trupat e palestinezëve për organet. Pretendimi i ngritur prej saj bazohet në raportimet e mjekëve dhe infermierëve në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga Izraeli.

Euro-Med Human Rights Monitor pretendon se ka fakte që tregojnë se forcat izraelite kkanë konfiskuar dhjetëra trupa të vdekur nga spitalet në Gazën veriore, së bashku me të tjerë në jug. Pjesëtarë të ekipeve mjekësore sipas saj, kanë konstatuar mungesën e organeve vitale, si mëlçitë, veshkat dhe zemra në trupat e palestinezëve të vrarë.

Izraeli e ka mohuar më parë marrjen e organeve nga palestinezët e vdekur pa pëlqimin e familjeve, duke i quajtur akuza të tilla "antisemitike".

Një ekzaminim i plotë i kufomave të gjetura nuk është i mundur duke pasur parasysh sulmet intensive izraelite në Gaza. Ndërkohë, autoritete shëndetësore palestineze në Gaza thonë se nuk kanë më regjistra të vdekjeve, pasi sistemi i enklavës ka pësuar kolaps. Kjo nuk është hera e parë që Izraeli akuzohet për heqjen e organeve. Vitet e fundit kanë qarkulluar raportime se Izraeli po i përdor në mënyrë të paligjshme kufomat palestineze.

Në librin e saj “Mbi trupat e tyre të vdekur”, mjekja izraelite Meira Weiss pretendon se organet u morën nga palestinezët e vdekur midis viteve 1996 dhe 2002 dhe u përdorën në kërkime mjekësore në universitetet izraelite ose u transplantuan në trupat e pacientëve izraelitë.

Sipas një investigimi që CNN ka kryer në vitin 2008, Izraeli mendohet të jetë qendra më e madhe për tregtinë e paligjshme globale të organeve njerëzore.

Euro-Med Monitor pretendon se Izraeli është një nga "nyjet më të mëdha në botë për tregtinë e paligjshme të organeve njerëzore nën pretekstin e "parandalimit të sigurisë".

Ajo i kërkon Izraelit të respektojë "ligjin ndërkombëtar" dhe përsëriti "domosdoshmërinë e respektimit dhe mbrojtjes së trupave të të vdekurve gjatë konflikteve të armatosura".

Konventa e Katërt e Gjenevës e vitit 1949, të cilën Izraeli nuk e ka ratifikuar, kërkon që luftëtarët të respektojnë dinjitetin e të vdekurve, duke përfshirë parandalimin e plaçkitjes, gjymtimit ose çdo trajtimi mosrespektues të trupave të tyre.​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.