Mos hidhni plehra o Plehra!

Postuar në 24 Nëntor, 2023 13:57

Bashkia e Tiranës nuk e pastron qytetin. Kjo dihet. Duket. Është fakt. Tirana është një qytet pocaqi që nuk ka lidhje me Europën së cilës pretendon se i përket dhe madje edhe ka marrë çmim. Në Tiranë të gjithë qarkullojnë sipas midesë, ndalojnë ku duan e ku munden dhe është thuajse e pamundur që ta zëmë për rrëmujën që provokojnë këmbësorët, t’i kërkosh llogari vetëm policisë.

Tirana është një qendër e banuar, ku banojnë 1 milionë banorë. Tirana nuk ka qytetarë. Nuk është qytetar as ai që është në krye të Bashkisë dhe kjo duket që nga fondi leksikor i tij. Sjellja publike, mënyra si gënjen dhe bën punët.

Më e rëndësishmja është higjena që po bëhet problem i madh. Problem serioz i bashkëjetesës në komunitet. Nuk ka asnjë lloj recete si mund të zgjidhet kjo gjë, veçse me sanksione administrative efektive, pasi përndryshe ne do të vazhdojmë të shohim pamje si më poshtë. Që janë një copëz e copëzës të asaj që është sot Tirana. Për momentin mbetet vetëm thirrja e shkruar mureve: Mos hidhni plehra o Plehra!

Comments

Submitted by Sofika (not verified) on

Duhet me shum pun e organizim me pastrimin, Koshat e plehrave tejnbushen e perhapen ne rruge. Rritja e numrit te banoreve Si dhe shtimi turisteve qe vizitojne Tiranen duhet te ndryshoj menyren e punes se kompanive te pastrimit! Respekte

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.