Bota në luftë prej anglo-saksonëve

Postuar në 06 Nëntor, 2023 13:21

Në një mesazh drejtuar me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Rusisë për Dijen, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov akuzoi Perëndimin se po çon në luftë të madhe Lindjen e Mesme.

Ne shohim anglo-saksonët që literalisht po e shtyjnë Lindjen e Mesme drejt një lufte të madhe. Rezultati i kësaj politike përfshin një shpërthim të terrorizmit, ekstremizmit, jetëve të shkatërruara, familjeve të rrënuara dhe fluks refugjatës në miliona

citohet ai.

Bie në sy termi anglo-sakson që Lavrov përdor kur adreson Perëndimin diçka që është karakteristike e tij. Në përgjithësi drejtues si Xi Jinping dhe Putin kanë shmagur deri para pak vitesh edhe termin Perëndim, duke folur më shumë për vende dhe shtete të caktuara, por që nga kriza financiare dhe sidomos ngjarjet në Ukrainë, termi Perëndim ka nisur të përgjithësojë një vizion gjeopolitik që synon ta ndajë botën në dy sfera. Dhe të vendosë kufij mes dy botëve

Lavrov nga ana e vet ka ecur më tej duke iu afruar vijave të konspiracionit global, teksa përdor termin anglo-sakson si përgjithësim pë rata që marrin realisht vendime në Perëndim, çka bën dallim nga pjesa tjetër e kësaj hapësire që është bota latine.

Me anglo-saksonët lidhet edhe rendi global financiar i pas Luftës së Dytë Botërore, institucionet që e mishërojnë dhe ushqejnë atë, por edhe gjithë politika e militarizimit. Nuk është rastësi që termi kompleks ushtarako-industrial u përdor për herë të parë në SHBA, ndërkohë që buxheti i mbrojtjes së këtij vendi cilësohet si absurd për nga përmasa e vet. Termi në vetvete i bën jehonë një narrative të vjetër në botën ruse dhe sllave e cila rimori energji të reja me ardhjen e komunizmit në pushtet, por që mandej e humbi disi vlerën e vet kur Bashkimi Sovjetik arriti statusin e superfuqisë, për t’u rishfaqur sot me nënkuptimin e një konstanteje kolonialiste në botën anglo-saksone, ku implikohen në vetvete të gjitha llojet e hamendësimeve të mundshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.