Korea e Veriut kërcënon me goditje parandaluese bërthamore SHBA-të

Postuar në 20 Tetor, 2023 13:38

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dislokuar në Korenë e Jugut bombardues strategjikë B52 dhe F-22 Raptor ka sjellë një paralajmërim disi disproporcional nga Koreja e Veriut. Në një shënim në Agjencinë Koreane të lajmeve vihet në dukje e drejta kushtetuese e vendit në fjalë për të vepruar me goditje parandaluese bërthamore në rast të vlerësimit se ka një sulm imininet ndaj vendit.

SHBA duhet të jetë në dijeni se gadishulli korean është teknikisht në luftë dhe çdo dislokim i aseteve strategjike në anën armike bëhet shënjestra e parë për t’u shkatërruar

thuhet në shënimin në fjalë.  

Agjencia vë në dukje se goditja do të synojë kontinentin amerikan, duke shtuar se kjo do të jetë pasojë e një “akti të pakujdesshëm”. Më datën 22 tetor është parashikuar zhvillimi i një stërvitjeje të madhe mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë që përfshin armë strategjike, diçka që përfaëson në vetvete një akt të pastër kufizimi ndaj Phenianit në eventualitetin e zhvillimeve të armatosura në zonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.