Kryeministrja serbe, turistja e Samitit të Berlinit në Tiranë

Postuar në 16 Tetor, 2023 13:58

Ka rënë në sy sot në nisjen e punimeve të Samitit të Berlinit në Tiranë, ftohtësia mes kryeministres serbe Brnabiç dhe pritësit të aktivitetit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përtej faktit se një këmbim i tillë formal mund edhe të keqinterpretohet, duhet thënë se mesazhi i Serbisë për samitin e sotshëm është i qartë dhe kjo konfirmohet me vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Kinë.

njoftimet e mediave serbe raportohet se Vuçiç shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ai i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç, ministri i Brendshëm Gashiç, i Financave, Sinisha Mali, i Tregtisë Tomislav Momiroviç, i Kulturës Maja Gojkoviç, i Bujqësisë Tanaskoviç, i Teknologjive të Informacionit, Jovanoviç dhe madje edhe drejtori i Telecom Serbia, Luçiç.

Për më tepër delegacioni i zgjeruar serb do të marrë pjesë në forumin e tretë “Një brez, një rrugë”, ndërkohë që presidenti Vuçiç ka njoftuar se do të takojë presidentin kinez, Jinping dhe ministrin e Jashtëm Wang Hu Ning, “Kissingerin kinez”. Po ashtu ai ka bërë me dije se një ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen është ajo e tregtisë së lirë dhe një marrëveshje bankare për përdorimin e jenit kinez.

Mbetet për t’u pyetur se për çfarë ka ardhur Brnabiç në Tiranë veçse për të marrë atë fond që do të jepet, për të qenë formalisht në një tryezë të perëndimit dhe patjetër edhe për një turizëm dy ditor ndoshta, meqenëse i gjithë kabineti i saj ndodhet në Pekin.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.