Kazakistan, draftligj për kufizimin e gjuhës ruse dhe promovimin e gjuhës kazake në publik

Postuar në 07 Tetor, 2023 15:50

Autoritetet kazake kanë nisur veprimet ligjore për të kufizuar ndikimin dhe përdorimin e gjuhës ruse në media dhe mjedisin publik në favor të gjuhës kazake. Për këtë është propozuar një draftligj që parashikon ndarjen e përdorimit të detyruar të gjuhës në raportet 50% me 70%, ndonëse gjuha kazake njihet si zyrtare.

Është një proces tranzicioni që do të nisë nga vitit 2025 e më pas në mënyrë që gjuha kazake të zërë vendin e vet në përdorimin publik, në një republikë ku rusishtja përdoret masivisht. Aktualiasht në Kazakistan jeton një popullsi me 20 milionë banorë nga të cilët 15% janë rusë. Një legjislacion të ngjashëm kaloi në fillim të këtij viti edhe Kirgizia, fqinje e Kazakistanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.