Pretendim për presione nga Bullgaria në censin 2023 në Shqipëri

Postuar në 21 Shtator, 2023 16:34

Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.

Përpara një jave në zonën e Gollobordës erdhi edhe zv/presidentja bullgare ku në takim me përfaqësuesit e delegacionit bullgar janë thirrur edhe regjistruesit e INSTAT-it, të cilët do të zhvillojnë censusin për t’i udhëzuar si t’i regjistrojnë banorët e Gollobordës. Në takim nuk i kanë vajtur vetëm regjistruesit e njësisë administrative Trebisht, zona e Gollobordës.

Shoqata maqedonase thotë se ambasadori bullgar në Tiranë, i shoqëruar nga policia shqiptare, vizitoi fshatrat e Gollobordës, duke u premtuar pasaporta bullgare atyre që regjistrohen si të tillë dhe duke shpërndarë falas në rrugë pajisje elektronike-tableta dhe telefona. Shoqata u bën thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit maqedonas gjatë procesit të regjistrimit.

Maqedonasit në zonën e Gollobordës nuk i harrojnë krimet bullgare gjatë pushtimit të Gollobordës në Luftën e Parë Botërore. Dhjetë banorë të zonës së Gollobordës të vrarë nga bullgarët janë shpallur heronj kombëtarë. Ne kemi duruar nën pushtimin bullgar dhe do ta durojmë edhe këtë.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare, minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës dhe në të gjithë Shqipërinë që ti garantojnë e drejta të regjistrohet pa presion dhe ndikim nga Bullgaria

Comments

Submitted by Osman (not verified) on

Nese keto llafet e bullgareve do ti quanim presion, cfare emri mund te perdorim per llafet e grekeve? Pyes per njerin qe e ka veshtire shqipen

Submitted by Spiridonis (not verified) on

Shume e thjeshte, "perkujdesje" nga memedheu.

Submitted by Marko (not verified) on

Spiro, mos e ktheni ne qeshakak diskutimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.