Ky është diplomat

Postuar në 21 Shtator, 2023 13:19

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ndër të tjera ka folur edhe për pretendimet e palës kosovare për ndërmjetësin europian të dialogut me Serbinë, Mirosllav Lajçak:

Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës

ka thënë ai.

Ky është një paragraf me rëndësi sepse në fund të fundit zbulon filozofinë e vërtetë të atyre që shpallin parime barazie dhe vetëvendosjeje. Zoti Escobar, vetë një zëdhënës e asgjë më shumë, po na thotë se në politikë vendos forca. Dhe është gjë shumë e mirë që ky zotëri e vë në dukje këtë gjë, sepse ndonëse Forca është diçka e pahijshme, nuk është hipokrite në manifestimin e vet. Ndaj përrallat për miqësi e partneritet është mirë të lihen mënjanë.

Nga ana tjetër, zotëria në fjalë duhet të dijë se komuniteti botëror mund të mbështesë gjithë jetën Lajçak, por në parimet e së drejtës dihet se kur një palë ka pretendime ndaj një gjykatësi, ky pretendim duhet dëgjuar dhe me gjasë gjykatësi ndryshohet. Pa folur për rastet kur largohet vetë në vetëdije të konfliktit të interesit.

Emri i Miroslav Lajçakut nuk implikon taktikën e një komuniteti, por evidenton një pretendim legjitim të një pale në dialog. Presidenti serb deklaron përditë se Perëndimi po komploton ndaj Serbisë dhe nuk shohim që z. Escobar të shqetësohet.

Nga ana tjetër, taktika, nëse ka të tilla, rishikohet dhe mund të vijë në vështrim edhe me sugjerime qendrash studimore, individësh e kështu me radhë. Strategjia Jo. Kaq e dimë të gjithë. Dhe strategjinë nuk e ndryshon dot as z. Escobar, dhe në emër të kësaj strategjie është i detyruar të flasë për Dialogun, pasi përndryshe diplomati në fjalë do ta kishte të thjeshtë me 700 milionëshin që përmend.

s.zaimi

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Topi eshte imi dhe penalltine e gjuaj vete!
Liria fitohet dhe nuk dhurohet or mik, dhe prandaj meqe ta kane dhuruar mos bej shume nazeliun por perpiqu te maksimizosh lirine qe te kane dhene. Se kush ka te drejte ne kete bote, duhet te ngjallim Even dhe Adamin (se i bie qe te gjithe i kemi hyre atyre ne pjese). Prandaj sa ata te vijne, drejtesine e ben ai me topin me te madh. Ne kete rast i ka qelluar ketij 700 milionshit. Hall i madh me ju, me jua thene gjerat diplomatikisht, thoni jo pse e thua ashtu dhe jo drejt, me jua thene cope e ne sy thoni, po ky mi, pse flet fare pa takt, sikur nuk e dime ne. Zgjidhni e merrni se deri tani jeni mes dy topave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.