Dosjet e Belerit janë abetare naive para dosjes së pronave që ka krahu i "shqiptarisë"

Postuar në 15 Shtator, 2023 12:19

Fredi Beleri ka marrë pjesë në ngjarjet e Peshkëpisë më 1994 dhe tani po dalin letrat. Ku një gazetë greke e vitit 1995, ku një hamendësim e të tjera e të tjera, si e si për të thënë se Kryeministri i Shqipërisë me burgosjen e tij ka bërë drejtësi të vonuar. Por e ka bërë ama.

Ky trajtim nuk synon Greqinë, sigurisht. Synon matufepsjen e opinionit këtu dhe kompleksimin e opozitës që e kandidoi, për të thënë se Berisha mbetet i njëjti. Mund ta akuzosh për çdo gjë.

Puna është se të gjithë ata që ngjiren se po thonë ndonjë të vërtetë të madhe e madje po ruajnë Shqipërinë, janë ca karagjozë që shiten e blihen përditë dhe sidoqoftë nuk dinë të përgjigjen për pyetjen kryesore: Pse fitoi Beleri? Pse e mundi Edi Ramën në fshatin ku mburret se është nip?

Mos vallë kujtojnë këta kalemxhinjtë e Tiranës se në Jug nuk e dinë se kush është Fredi Beleri? Mbetën këta të kujtojnë origjinë e tij nga Progonati siç bëni edhe për Bollanon? Dhe e bëjnë këtë edhe njerëz me tri emra.

Pse fitoi Beleri megjithë faktin se ka rol në atë ngjarje? Ka vetëm një përgjigje: se këta që kishte përballë janë më keq. Janë nëma dhe flama e këtij vendi. Mos u fshihni pas gishtit dhe ato gazetat futini andej nga i nxorët!

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Kur Bejleri ha kumbulla ne burg, ju iu mphien dhembet i thone kesaj.

E gjitha ne vazhden e frymes 'mos ta shkulim gozhden por t'ja bejme vrimen sa me te madhe' (qe dhe kur ta shkulim - ose te biere vete - te na mbetet vrima). Faj ka Rama por Sala ka bere te pabera. Faj ka Sala por Basha eshte rrenc dhe mbetes ne matematike. Faj ka Bejleri po dhe socialistet e jugut e te veriut jane te pangopur.

Faji nuk eshte relativ. Po beri dikush nje faj me te madh se mua, une dal i pafajshem se mund ta kisha bere mullarin me te madh. Kjo eshte mpirje truri (jo nga kumbullat qe ju shijojne ju).

Submitted by redaksia on

O dobesi! 

Nese Beleri faktohet se ka blere vota, jo ka premtuar se do bleje, ai denohet per kete gje. 

Nese Beleri nuk faktohet se ka bere nje gje te tille, ai ka fituar. Dhe ata qe e votuan njohin Belerin, njohin edhe pacientin e Himares, Goro, njohin edhe gjeniun e hicmosgjese, Edi Rama. Dhe votuan ate qe menduan. 

Ketu mendoj une nis e mbaron diskutimi. Te hapesh historite e 1994 kur te kap bytha ne uje, eshte thashethem i kote, sepse nje shtet serioz dhe nje politike qe me te vertete eshte ajo qe thote se eshte, nuk do lejonte qe ai te kandidonte. Ai jo vetem u lejua, por fitoi. Megjithe kusuret. Dhe kjo ka arsye shume me te rendesishme sesa cdo akuze qe nxirret sot nga sirtari.

Nese degjon Ju, Sali Berisha ka bere sa per te ndertuar nje Alkatraz me vete. Ai eshte jashte nderkohe, mire e bukur dhe sa here keni ndonje hall, ne mediat e caktuara i hapet njehere nje dosje, e njehere nje ceshtje. Njesoj edhe tani. Mesohuni edhe me faktin qe edhe sikur te sillni zhvillimin me te madh, ka njerez qe nuk ju honepsin politikisht o zoteri. E theksoj: Politikisht. Qofte edhe nga menyra si jeni! Normale eshte ne kete bote. Ka njerez qe mendojne apo perceptojne se jeni ndotje vetem me ekzistencen tuaj politike.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dua tju rifreskoj pak kujtesen o zonja redaksi. Lexoni repliken e gazetarit tuaj S.Z.:
"NUK KENI BYTHE TA MBANI JO. PA PO TA BENIT VERTETE, HAJDE DO HIQNIM KAPELEN E DO THOSHIM "PO MIRE, I DOLI E VETA".

PO NUK JENI NGA AJO GJELLE JU, E SIDOMOS KY QE HEQ BYTHEN MENJANE SA NDJEN SE I LAGET.

FRED ZAGARI THUA? PO AI FITOI. KJO DIHET TASHME. KESAJ I JEPNI DOT SHPJEGIM JU? PESHTYMES NE SURRAT NGA VOTAT NE HIMARE E VUNO? SE TE TJERAT JANE PUNE E DREJTESISE SIC THOTE EDHE KY QE SI I THONE NJE FJALE "IA DHJENE SYFETIN NE SHTEPI TE VET".
Noi koment larg qofte e keni? Se zoterise ju dogjen afatet. Tre muaj nga kostituimi i keshillit bashkiak. Ska sy per qabe mo.
Kujt ja kane dhjere syfetin tashi, a ka kush tme thote? Apo jeni tashi shtri ndivan e po pini caj. Kurse kjo i perket se kaluares.
Me leje...
Hahahahahahaha .....dhjame fare

Submitted by Anonymous (not verified) on

I doli e vetja.
Hiqni kapelet nashi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky eshte nje Bolle e Zeze, bolle e zeze me shkelqim mat, qe rrinte ne hatllat e shtepise dhe hante minj. Anatomikisht nje njreri antipatik eshte pak te thuash, me skta nje Bolle neveritese. Rekrutues dhe dhenes pshaportas greke shqiptarve duke bere lojen e grekeve. Ty te pelqejne bollat o Zaim qe na e vizaton njehre ne jave kete krijese.

Submitted by redaksia on

Ti je nje anonim dhe keshtu zgjedh te hash cfare te duash. Ngado. Keshtu qe e kuptoj lumturine tende me veten. Neverit ti te tjeret?! Cfare nuk mban kjo toke xhanem. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ajo qe kritikohet ketu nuk deshiron te percjelle fakte, po i manipulon faktet qe ne titull; duke u bere i lodhshem e i bezdisur me alibine krahasuese: “Dosjet e Belerit janë abetare naive para dosjes së pronave që ka krahu i "shqiptarisë". Eshte vetem alibi krahasuese e nje obsesioni kunder Rames. Po flasim per dosjet e Belerit dhe jo per retorike krahasuese si alibi. Se kuptoj si mund te behet njeriu solidar me Bollen e Zeze. Mire e ka komentuesi i pare: “Beleri ha kumbulla ne burg ty te mpihen dhembet“ Pronat e Shqiperise do ti marrin shqiptaret dhe do ti gezojne shqiptaret, dhe do ti administrojne shqiptaret. Te tjerat jane pordhe me rigon qe nuk ke fuqi ta ngresh as si kritike e moral, po arratisesh ne alibira hartimi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nga ana juridike parimi baza i gjykimit administrativ eshte ndarja e pushteteve. Nje ceshtje nuk mund te jete njekohesisht ne juridiksion administrativ dhe gjyqesor. Keshtu qe ai propozimi qe nje drejtor burgu mund ta nxjerre eshte i pavend persa kohe ai nuk eshte i denuar me vendim te formes se prere dhe te kete kaluar serish ne juridiksion administrativ.
Pra te gjithe cfare thuhet dhe pretendohet nga greket i drejtohet vetem e vetem gjykates shqiptare dhe nuk kane pune me kryeministrin qe eshte administrues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.