NATO do të mbajë stërvitjen më të madhe në Europë që nga Lufta e Ftohtë

Postuar në 11 Shtator, 2023 17:11

NATO do të zhvillojë stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake që nga epoka e Luftës së Ftohtë në Evropën Perëndimore në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas Financial Times, stërvitjet do të simulojnë përgjigjen e bllokut ndaj një pushtimi hipotetik rus dhe synojnë të rrisë gatishmërinë për një skenar të tillë.

Në stërvitjen Steadfast Defender do të angazhohen rreth 41 000 trupa, më shumë se 50 anije dhe midis 500 dhe 700 misione ajrore luftarake, sipas raportit. Ato do të jenë simulim i një përplasjeje me një koalicion imagjinar të quajtur "Occasus". Sipas zyrtarëve të NATO-s, manovrat "shihen si pjesë kyçe për t'i demonstruar Moskës se aleanca është e përgatitur për të luftuar".

Stërvitjet pritet të mbahen në Gjermani, Poloni dhe shtetet baltike, të cilat kufizohen me Rusinë, në shkurt dhe mars 2024. Në to do të përfshihet edhe Suedia, në listën e pritjes për pranimin në NATO. Suedia paraqiti kërkesën e saj vitin e kaluar, por nuk ka ende një vendim për shkak të hezitimit të Turqisë dhe Hungarisë për të ratifikuar kërkesën, hezitim që lidhet me një sërë ankesash në marrëdhëniet dypalëshe. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.