Dinjiteti publik në sens kundër-orar. Vetëm Edi Rama mund të rehabilitonte Belerin

Postuar në 27 Gusht, 2023 11:48

Në një intervistë me një gazetar të gazetës “Kathimerini” – që është shfaqur i lumtur nga fakti që po fliste me Edi Ramën – kryeministri i Shqipërisë, ka thënë ndër të tjera për çështjen “Beleri” se:

Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet në Europë, në këtë Europë. Kjo vjen nga një e shkuar e errët dhe shumë e largët. Pastaj, sigurisht, edhe të tjera që nuk ishin realisht aspak të mira. Fliste sikur ishte atje për të çliruar Himarën, nuk e di prej kujt, po mund të flasim për këtë. Sidoqoftë, po ju bëj një pyetje retorike: “Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh. Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”. Kjo nuk ishte diçka në të cilën isha i përfshirë, aksioni po zhvillohej tashmë. Tani, më bëni pyetjen tjetër

Ta lëmë faktin se kjo është një nga ato përgjigjet e dobëta të dikujt që nuk e ka problem ta hajë aty ku bën të pëgërët, e të pyesim: pse fitoi Beleri? Pse fitoi një i këtillë që vinte nga një botë tjetër? Pse i mori votat e shumicës në zonë, ndonëse foli çapraz siç pretendon kryeministri?

Nga ana tjetër, është i pabesueshëm fakti se kryeministri nuk dinte që një kandidat përballë tij, në një zonë me rëndësi të posaçme, nuk paska qenë në hetim. Dhe se zotëria – që flet për rezultat elektoral që ditën e zgjedhjeve – të mos ketë ditur se çfarë bëhej në Himarë, se si ishin të dhënat aty dhe se çfarë po ndodhte. Pusulla e mësipërme në foto është publikuar prej tij më 14 maj dhe është pak e besueshme se vetëm për Himarën të mos ketë ditur gjë z. Rama.

Ajo që ne shohim këtu dhe dëshmojmë, është fakti i pritshëm dhe i kuptueshëm për ata që e njohin këtë person në jetën publike, se ky ishte i vetmi që mund ta kreditonte me dinjitet politik Fredi Belerin. Vetëm Edi Rama mund ta bënte Belerin të dukej viktimë dhe ia del për këtë sa me budallallëkun politik, sa me mendjelehtësinë se do ta kalonte këtë si goditje të suksesshme që do i jepte terren edhe brenda, aq edhe me mënyrën sesi dredh bishtin me një gazetar nga Athina, edhe kur atij po i shkojnë jargët nga gëzimi se po merr me skype intervistë Edi Ramën. Të cilin e quan edhe reformator.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte kryesisht empatia qe i jep votat Edi Rames. Ju mediat e shprehni aq hapur urrejtjen qe keni per te saqe jeni ju qe e "kreditoni me dinjitet politik" Edi Ramen. Ne kete kendveshtrim Edi eshte nje "beler" i permasave kombetare. Dhe sa me shume perpiqeni ta ulni aq me shume e bindni popullin se ai nuk ka alternative. Te pakten jo per momentin.
Jeni njisha. Me shume gjasa te paguar nga Rama.

Submitted by redaksia on

Ke te drejte. Pasi sic e ka thene edhe Bedeli Kombetar, "populli shqiptar te jep uje ne bisht te luges per politike". Vetem se ka momente kur suksesi i dikujt eshte asgje me shume se prove krize. Te thelle madje, e ndoshta te pakthyeshme. Po se mos te behet vone ty. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Interpretimi retorik brilant eshte arti i tij qe kundershtaret ai i zvoglon si ne kete rast interviste ku i ka sygjestionuar dhe i ka bere qe ne mos dashurojne - ta respektojne. (gazetaret ne kete rast)
Nuk ka tjeter ka thene nje here Edi Rama, dhe fakti eshte qe nuk ka tjeter me te vertete me te mir se ai. “Demokracia e vertete mbeshtetet jo vetem ne trajtimin e barabarte te te barabarteve, por me pasoje te pashmangshme, ne trajtimin e pabarabarte te pabarabarteve.“ citim i Carl Schmitt-it - emri lidhet me terma si "kritik i liberalizmit" dhe "teoricien i gjendjes se jashtezakonshme". Dhe "Avokati i Kurorës se Rajhut te Trete". Profesori i se drejtës kushtetuese qe Amerika plasi ta fuse ne burg ne gjygjin e Nyrenbergut po arriti vetem me non grada. Nje brilant i retorikes, nje filozof ku dhe sot e kesaj dite shtetet orjentohen nga teorite e mesimet e tij. Rama eshte brilant ne retorike dhe sygjestionon me interpretimin e tij. ( dhe ma kujton Scmitt-in ne retorike e filozofi) Opoziten e ka kthyer ne buburrec dhe e ka bere te flase me vete me rastin Beleri. Cdo popullsi e dashuron hemogjinitetin dhe eshte kundershtar i hetorogjeneve. I tille eshte shteti Grek dhe i dhuneshem pa diplomaci shduk cdo lloj hetorogjeniteti dhe eshte fanatik i homogjenitetit. Rama nuk e paketon me kete fryme, po te qarte ja ben atyre qe me dy tre fraza ilustruese qe ne Europe nuk lejohen me forma e stile te tilla. Te populli, ne Shqiperi me Belerin, me mos ftesen e grekeve, apo me sakte me burgosjen e Belerit, Edi Rama e ka rritur bursen politike ne zenit. Morali e bla bla bla eshte tjeter. Rama eshte Autoritet. Debati politik ne parlamentin shqiptar eshte i asfiksuar dhe ne parlament thuhen vetem marrezira, aq sa debile te opozites jan kthyer ne shkryes pamfletesh me estraden ne udheheqsi ku cdo gje ka degjeneruar ne boshesi te turpshme. Dhe sot per sot nuk ka autoritet qe ta konkuroje Edi Ramen. Kjo eshte e verteta. Opozita eshte nje karikature.
Greket dhe shume shtete ecin sipas orjentimeve te Carl Schmitt-it me homogjinitetin dhe jan armiq te hapur te minoriteteve etnike. (Ne nuk ecim sipas parimeve te Schmitt-it me minoritet) Se cfar i kan bere cameve kjo dihet, po dihet dhe sjellja dhe qendrimi i hapur qe mbajne. Kur eshte pune per homogjinitetet greket nuk i permbahen ligjit po udhehiqen ne trajtimin e pabarbarte te barabarteve dhe asgjesojne hetorogjinitetin dhe nuk pyesin per ligjin, po per rendin shteteror dhe perparesin e politikes. Jo ligji eshte kushti qe nje shtet guxon dhe i imponohet te tjerve/kundershtarve te tij sic ishte dhe rasti qe Europa vendosi per ligjin, dhe jo per politiken Greke. Edi Rama eshte autoritet dhe politikan, jo vetem per Zapbone te politikes ne vend, po ne kete rast greket e dine shume mire qe Autoriteti jo e vertetea e ben ligjet ose i zbaton ato. Eshte sovrani ai qe vendos, dhe ne bote sovrani dhe ne shume vende te botes duke filluar nga Amerika dhe cdo shtet europian, eshte shteti perparsor - jo ligji. Amerika e ka te ndaluar turturen po ne Guantamo, po ben kerdine duke keqtrajtuar te burgosurit, duke shkelur ligjin.
"Auctoritas, non veritas facit legem" Autoriteti, jo e verteta, i ben ligjet eshte teoria e famshme e Scmitt-it mbi “Teologjine politike“ Autoriteti, shteti eshte sovrani ne greqi dhe jo ligji. Autoriteti grek deshmon me ligj e pa ligj, po si autoritet, si shtet, si sovran, e krijon ligjin si ta doje dhe nuk e heq kurre ligjin i luftes. Sovrani eshte ai qe vendos per gjendje te jashtezakonshme dhe sovrani eshte shteti qe nuk e heq ligjin e luftes. Ligji i luftes qe mbajne greket ndaj shqiptarve zbulon qarte natyren e autoritetit shteteror. Autoriteti ka fuqi te bej nje ligj kur nuk ka nevoje te kete te drejte, dhe greket bejne ligje dhe nuk i rruhet per te drejten.
Qe ti bie shkurt tani ne Shqiperi dhe ne Bote, eshte sovrani ai qe vendos, qe vendos per gjendje te jashtzakonshme. Ne Shqiperi sovrani eshte shteti dhe autoriteti eshte Edi Rama. Nuk ka tjeter, qe i bien qe sovrani te jete po Edi Rama. Sovrani eshte ai qe vendos per gjendjen e jashtezakonshme thote Schmitt, dhe sovrani popull zbythi Makron ne France me ku me dhune demonstratat e jeleket e verdhe e zmbrapsen ligjin per taksen ekologjike te karburantit. Ne Shqiperi nuk kemi sovran popull qe te kundershtoje, dhe autoriteti dhe shteti e sovrani eshte nje - Edi Rama.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rehabilituar? Pse ishte pa qejf ai? Apo me probleme personaliteti?
Ai ishte i perzgjedhuri i opozites per bashkine Himare. Nuk kishte nevoje per rehabilitim dhe beni gabim qe e quani fajtor per ngjarje te pasqaruara.
Ai vazhdon te jete i pafajshem per akuzat qe i kane bere deri sa nje gjykate nuk e ka shpallur fajtor.
Por ai duhet ti nenshtrohet ligjeve te shtetit shqiptar. Dhe ne baze te ligjit ai eshte ne mase sigurie arrest me burg.
Nuk ka pse te diskriminohet nga te dyshuarit e tjere qe jane nen te njejten mase sigurie si ai duke e nxjerre nga burgu per tu betuar meqe na qenka me kombesi greke. Ligji eshte i barabarte per te gjithe. Ne greqi po deshen le ta shpall8n hero kombetar. Ne territorin shqiptar per momentin eshte nje burgaxhi.

Submitted by redaksia on

Mire e ke. Kur kujtohesh se ne Shqiperi ka PS, te rehabilituar jane de facto edhe ata qe jane ne te gjitha burgjet. 

Sa per diskriminimin pozitiv ate po ja ben kryeministri qe deklaroi se "juristet tane po pergatisin nje opinion" qe te mos shkarkohet deri sa te deklarohet gjykata. Pse nuk zbaton ligjin ky trimi i Dubrovnikut por kerkon opinione? 

Dhe ti thua "Ligjet e shtetit shqiptar"! Te lutem, te jemi serioze. 

Sa per sovranitetin qe flet ai tjetri, une mendoj se shprehja me origjinale e ketij atributi eshte te cmimi i shitesit te misrave te pjekur. Ku 500, ku 1000, ku 700. Sipas rradakes ne vape. Sa per ato latinilleqet dhe shmidizmat, jane ca si samar i rende per kete milet. Keshtu e shoh une. 

Submitted by Asterisk (not verified) on

Jam shume dakord me komentuesin e pare ne faqe. Rama eshte si ai femija qe hedh thrrime buke qe te mbledhe peshqit. Dhe peshqit si peshq qe jane, asnjehere nuk zhgenjejne se udhehiqen nga reflekset e pakushtezuara - thrimja e bukes ka me shume vlere ne balance se probabiliteti per te ngrene grepin barkut e per te perfunduar ne tiganin e Rames. Kuptohet, ju (media) nuk jeni peshq, por as Rama nuk eshte peshkatar - por dhe po te ishte i rri me km larg peshkaqeneve (dhe prandaj lot me cironkat e vogla qe i ka buken e teij te perditshme). Dhe te kuptohemi, eshte plotesisht koshient per kete loje (nuk di sa koshiente jeni ju ne fakt, por ma merr mendja qe boll jeni dhe ju). Ai ndjehet i sigurt dhe ju nuk e zhgenjeni...

Rama, biles ka filluar te loze jo vetem ne pellgaçen e Allvanise, por tani dhe ne pellgaçe te tjera (Angli, Itali e Greqi se fundmi), dhe duket sikur po i pelqen. Ne fund te fundit, peshqit, peshq ngelen gjithandej per sa kohe turren drejt therrimeve (analizave te cekta e te menjanuara dhe titujve bombastike).

E lexova shkurtimisht cfare kishte thene, dhe aty kishte eufori qe mbante era menderteje, kur nje zyrtar qe i kane lene celsat e gjithe shtetit pothuaj sa nuk pranon qe Himara eshte komunitet minoritar (nderkohe qe situata demografike aktuale nuk eshte e qarte per askend - dhe shume larg asaj te trevave minoritare ne Gjirokster e Sarande. Rama mendon se eshte i zgjuar (megjithese i jane servirur keto pyetje-pergjigje) por harron qe ne dore ka çelsat e kashtes te nje republike bananesh qe avantazhin e vetem e ka te pozicioni gjeografik. Mburret se ceshtjet i çon ne dyer gjykatash por harron se po nuk i mbylli shtigjet mire mund ti thyen turinjte nga ato gjykata (ashtu sic ja theu mire Becheti me shoke), po atij aq i ben, mjafotn ta kete hequr pergjegjesine nga vetja. Greku dhe Serbi jane ulur kembekryq ne vendim-marrjen e Shqiperise dhe ky fryhet si gjeli maje plehut. Askund nuk flitet per te drejtat e shqiptareve ne tokat e te pareve, askund nuk flitet per te drejtat e emigranteve ne Greqi, askund nuk flitet per leshimet e padrejta qe jane bere ne vite nga qeverite shqiptare ne lidhje me greket e varrezat e tyre ne toke te huaj. Dhe problemi nuk eshte vetem tek e folura. Problemi eshte te sensibilizimi i opinionit nderkombetar, i institucioneve dhe publikut per keto ceshtje. Askund nuk flitet per nderhyrje ne punet e brendshme e destabilizimin e nje vendi te NATOs nga politikane jo-pak te rendesishem te EU-se. Rama mburret me arrestimet e njerezve qe ai ka zgjedhur e besuar duke harruar qe ka firmosur vendime bashke me keta persona, et, etj. Por sigurisht qe gazetari nuk e ka ne plan ta shtyje ne kete udhe pasi ka qellimet e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.