Donald Lu e mbajti fjalën. Kryeministri Edi Rama, JO

Postuar në 17 Gusht, 2023 14:47

Në një intervistë të datës 12 janar 2016 në “Studio e Hapur”, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar ndër të tjera(min.1:01:50) se në dijeninë e tij nuk kishte ministra të korrupuar në qeverinë që drejtonte dhe se nëse do të kishte prova për një gjë të tillë, do të bënte kallëzim penal për secilin.

Zoti Rama iu përgjigj një paralajmërimi të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu që ishte shprehur se pas reformës ministra do të shkonin në burg, ndërkohë që fliste për deputetë kriminelë.

Lu e mbajti fjalën, ministrat po shkojnë në burg. Zoti Rama, jo. Ai është para malit me prova që po e vendosin qeverinë e tij në një pozitë diskreditimi të paprecedent, por asnjë kallëzim nuk ka bërë deri më tani. Dhe siç e dimë zoti Rama është dikush, fjalët e të cilit nuk i merr era.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.