Vetitë “magjike” të kolagjenit kanë pasuruar shumë njerëz

Postuar në 08 Gusht, 2023 13:50
Dhimitris Kuretas - Pedagog i Fiziologjisë, Organizmave Shtazorë dhe i Toksikologjisë, anëtar i Akademisë Botërore së Shkencave

 

Sot, dua të flas për mashtrimin në lidhje me vetitë e kolagjenit, që dinakërisht ka bërë të pasur shumë njerëz; duke abuzuar gjithmonë me paditurinë e miletit. Vitet e fundit, shumë kompani suplementesh ushqimore promovojnë kolagjenin, që të shtojnë sasinë e kolagjenit në trup. Por, ama shumë studime shkencore vënë në dyshim kontributin e kolagjenit si suplement ushqimor. Kolagjeni gjendet vetëm në ushqimet shtazore (mishi ka 6% kolagjen). Për më tepër, vetë kolagjeni është një proteinë e madhe dhe nuk përthithet nga trupi, nëse nuk shpërbëhet më parë. 

Proteinat që hamë, shpërbëhen në stomak dhe në zorrën e hollë, ndërsa trupi përthith elementët strukturorë të këtyre proteinave, pra aminoacidet. Në vazhdim aminoacidet shfrytëzohen, që të kompozojnë proteinat që nevojitemi, ndërmjet të cilave edhe kolagjenin. Pra, nuk ka rëndësi se me çfarë proteinash ushqehemi, sepse pashmangshmërisht shpërbëhen gjatë tretjes. 

Ajo, që ka rëndësi është të marrim gjithë aminoacidet e domosdoshme, që ka nevojë organizmi ynë (ushqimi më i mirë në këtë kuptim është e bardha e vezës, të cilën s’duhet ta hamë veç të pagatuar, sepse avidi, që gjendet tek e bardha e vezës, ngërthen biotinën dhe mund të na shkaktojë mungesë biotine. Trupi i një njeriu të shëndetshëm, që ushqehet në mënyrën e duhur, nuk do të prodhojë më tepër kolagjen, në rast se konsumon kolagjen të pijshëm. Sasitë e tepërta të kolagjenit kanë si rezultat shtimin e kalorive, vlejnë vetëm si kalori të shtrenjta. Konsumimi i kolagjenit të pijshëm, nuk ka efekte anësore, përveçse që dikush paguan shumë shtrenjtë proteinën, që merr. Pra, do të këshilloja atë, që do të shtojë prodhimin e kolagjenit të tij, në vend që të blejë kolagjen shumë të shtrenjtë, të bëjë omeletë me të bardhat e vezëve.  Kushtojnë 14 herë më pak. 

Burimi: enallaktikos.gr

Përktheu: Eleana Zhako

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.