Kolosi i Perusë, zbulohet gjitari më i rëndë në Tokë

Postuar në 02 Gusht, 2023 19:06

Një gjitar i 40 milionë vjetëve më parë në Peru mendohet të jetë kafsha me masën më të madhe trupore që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. Perucetus Colossus, cetace e gjatë 25 metër, peshonte rreth 340 tonë.

Një studim i publikuar në “Nature” dhe i kryer nga paleontologët e Universitetit të Pisës, është bazuar në kockat e Perucetus Colossus, me dimensione akoma më të mëdha se balena blu, e cila njihej si kafsha më e rëndë që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë. Rezultatet sugjerojnë se tendenca e reduktimit të dimensioneve te gjitarët e detit mund të ketë nisur shumë më parë sesa mendohej.

Dokumentimi i fosileve të cetaceve ka rëndësi të veçantë për historinë evolutive të gjitarëve.

Ekipi i studiuesve krijoi një model të këtij gjitari bazuar në pjesët e skeletit, duke përfshirë 13 rruaza, katër brinjë dhe kockën e një ije, të gjetura në Perunë jugore dhe që vlerësohet të jetë 39 milionë vjeç. Ekziston një supozim se pesha e kockës së saj ishte 2-3 herë më e lartë se ajo e një balene blu me gjatësi trupore 25 metra.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.