Kjo është Shqipëria e sotme, një gëlbazë që nuk duhet të ekzistojë

Postuar në 07 Korrik, 2023 12:37

Një ngjarje e rëndë ka dalë në media sot. Dy vëllezër nga Fushë Kruja që janë ankuar se guroret e fisit Rraja, nga i cili ka një deputet të PS-së, u dëmtojnë banesat, janë rrahur në mënyrë shtazore. Viktima kanë qenë dy vëllezër, Bilbil dhe Jashar Maja, që në videon e përcjellë janë rrahur me shkopinj bejzbolli, ndërkohë që ne që e shohim jemi masakruar nga një shqipe mauzoleumi duke na kujtuar se ku jetojmë. Ku jemi hedhur nga fati dhe se pse kjo gëlbazë me emrin Shqipëri duhet të mos ishte. Sipas mediave një ndër dhunuesit është djali i deputetit të PS-së. 

Fushë Kruja dhe xhepa të tjera janë vrima të zeza të një ekonomie dhe rendi ekstraligjor, që dihen prej koësh nga çdo institucion dhe sërish tolerohen për të dhuruar këtë lloj dhune që i del sipër ligjit dhe pordhëve për shtet dhe reformë që dëgjojmë në parlament.

Ja shpjegimi operativ:

Dy personat që dhunohen janë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës. Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt

Nga sa identifikohen burri me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë është Rexhep Rraja djali i deputetit Rrahman Rraja. Ndërsa personi me pistoletë në dorë është  Xhelali vëllai i deputetit Rrahman Rraja. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë

Kjo është politika që vendos sot, kjo është ekonomia e këtij vendi, ky është pushteti. Të tjerat janë dokrra hini siç thosh ai i pari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.